Kundër të gjitha parashikimeve, skuadra modeste norvegjeze Bodo/Glimt ka siguruar një vend në fazën e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve, një arritje e jashtëzakonshme, e bërë edhe më mbresëlënëse nga buxheti i tyre javor për paga.

Skuadra e drejtuar nga Kjetil Knutsen, e cila deri në vitin 2017 garonte në kategorinë e dytë të Norvegjisë, mposhti Interin të martën mbrëma, duke siguruar një fitore bindëse 5-2 në total ndaj finalistëve të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve.


Ka qenë një sezon për t’u mbajtur mend për ekipin, i cili pas javës së pestë të fazës së ligës kishte vetëm 0.3% shanse për të vazhduar më tej, pra 99.7% gjasa për eliminim.

Në një ecuri të jashtëzakonshme, ata regjistruan fitore ndaj Borussia Dortmund, Manchester City, Atletico Madrid dhe Interit, duke siguruar kualifikimin në 1/16, ku do të përballen me Sporting Lisbonën.

Për ta vendosur këtë arritje në perspektivë, Bodo/Glimt është skuadra e parë jashtë Anglisë, Spanjës, Gjermanisë, Italisë apo Francës që fiton katër ndeshje radhazi kundër ekipeve nga pesë ligat më të mëdha të Europës që prej Ajax të Johan Cruyff në sezonin 1971/72.

Ajaxi e fitoi Kupën e Europës atë sezon.

Ndërsa vazhdojnë të sfidojnë disa nga klubet më të mëdha të kontinentit, buxheti modest i pagave të Bodos dëshmon se, edhe në futbollin modern, nuk është e domosdoshme të shpenzosh shuma marramendëse për të arritur sukses.

Sipas të dhënave nga Capology, buxheti total javor i pagave të klubit është vetëm 176,000 euro.

Për krahasim, në Premier League, këta lojtarë përfitojnë rreth 150,000 euro në javë secili: Mateo Kovacic, Noni Madueke, Federico Chiesa, Joelinton, Sandro Tonali, Anthony Gordon dhe Mason Mount./Telegrafi/

telegrafi sport app