Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për rizgjimin e një ngjarje të 15 viteve më parë, kur një oficer i SHISH, Marjan Rroku vrau në mënyrë makabre për motive të dobëta e me armët e shtetit një vajzë 16 vjeçare Alda Canajn e nënën e saj Mbarime Canaj në mes të kryeqytetit.
E njihnit Marjan Rrokun, ishoficerin e Shërbimit Informativ Shtetëror të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një vajzë 16 vjeçare dhe nënës së saj 15 vite më parë?
Klosi: Po e njihja. Ka qenë student në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega e Fizikës Bërthamore në Universitetin e Tiranës. Ka qenë një student i mirë dhe me rezultate të mira. Këtë mbaj mend nga ajo kohë, megjithëse është një kohë e largët që nga periudha kur e kam pasur studentë.
Ndërkohë që Rroku është rekrutuar si oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror në periudhën kur ju keni qenë Drejtori i SHISH. Si u ingranua në shërbimin inteligjent..?
Klosi: Gjithçka është bërë sipas të gjithë rregullave dhe të ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror. Bëra një ftesë për ish-studentët e Fizikës Bërthamore, të cilët i njihja, për t’u bërë pjesë e strukturave të Shërbimit Informativ Shtetëror. Disa iu përgjigjen thirrjes, mes të cilëve edhe Marjan Rroku, dhe pranuan që të jenë pjesë e SHISH-it. Pas kësaj ai bëri shkollën e Shërbimit Informativ dhe u titullua oficer i SHISH, duke filluar menjëherë punën në një nga sektorët e këtij Shërbimi. Ai ishte një oficer i ri i SHISH-it, e nuk kishte shumë kohë në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Në një intervistë për e Diela Shqiptare ish-oficeri i SHISH Marjan Rroku ka rrëfyer për herë të parë se e kishte bërë vrasjen, por në kushte të rënda psikike. Madje nuk e mbante mend çfarë kishte bërë, apo dhe si kishte lëvizur nga vendngjarja. Si e komentoni këtë rrëfim të tij pas 15 vitesh?
Unë që të jem i sinqertë nuk e kam parë intervistën që është transmetuar me ishoficerin e SHISH, Rroku. Por ajo që mund të them është se, normalisht që ai ka treguar të drejtën kur thotë se nuk mbante mend asgjë, nuk ka qenë në vete dhe se ka humbur logjikën. Të vrasësh dy njerëz, aq më tepër një vajzë të re 16 vjeçare dhe nënën e saj, vetëm një njeri që ka humbur logjikën, ka humbur mendjen dhe nuk është në vete mund ta bëjë. Dhe të vrasësh pa asnjë arsye dy njerëz, është përtej humbjes së logjikës, është një krim që tashmë ka marrë ndëshkimin sipas ligjeve të shtetit.
Një njeri me mendje normale nuk mund të bëjë vrasje të tilla, aq më tepër të vrasë dy femra. Prandaj them se ai ka treguar të vërtetën kur thotë se vrasjet që ka kryer as që i mban mend dhe ka qenë në kushte jashtë normales. Ai ka qenë në kushtet e një tronditje të thellë nervorë kur ka bërë krimin e vrasjes së dy njerëzve, të dy femrave nënë e bijë, për të cilin ka marrë dhe dënimin që i takon sipas ligjit nga drejtësia.
Dy ditë me radhë mediat përmes intervistave dhe nxjerrjes së materialeve arkivore i kanë dhënë një vend qendror kësaj ngjarjeje të 15 viteve më parë, të për cilën është dhënë dhe një dënim me burgim të përjetshëm. Komenti juaj?
Mua më duket absurde që të nxirret nga arkivi një ngjarje e tillë, kur kanë kaluar 15 vite nga vrasja vajzës 16 vjeçare dhe nënës së saj nga ana ishoficerit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Marjan Rroku nuk ka bërë asnjë heroizëm që t’i rikthehen mediat tani, duke i dhënë këtë hapësirë dhe vëmendje shumë të madhe.
Përkundrazi ka bërë një krim shumë të madh, ka vrarë një vajzë 16 vjeçare dhe nënën e saj, ka vrarë dy femra të pafajshme pa asnjë arsye, pa asnjë shkak dhe mes të kryeqytetit. Nuk është e drejtë që pas 15 vitesh të bëhet sërish publike një ngjarje e cila është mbyllur në mënyrë tragjike për një familje që ka humbur dy nga njerëzit më të afërt, dhe për të cilin organet kompetente
kanë dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për vrasësin. Duhet të tregohen të kujdesshëm pasi lëndohen njerëz, lëndohen plagët e tyre që ende nuk janë mbyllur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës