Fatmir Brajshori është personi i radhës që është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, e cila heton pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por që ka vendosur të mos i përgjigjet kësaj ftese për disa arsye, të cilat i ka bërë të ditura.
Brajshori ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ftesës duke renditur disa nga arsyet për të cilat thotë se e refuzon këtë ftesë. Ai ka përmendur këtu akuzat e Dick Marty dhe sidomos pjesën që ai veprimtarinë e tij e ka ushtruar nga Zvicra gjatë periudhës kohore për të cilën është duke hetuar Gjykata Speciale.
“Unë Fatmir Brajshori nuk do t‘i përgjigjem ftesës për Intervistim nga Gjykata Speciale! Jam shumë krenar, që unë dhe familja ime dhamë një kontribut modest në themelimin e Ushtris Çlirimtare të Kosovës; që shtëpia e jonë ishte baza kryesore e LPRK/ LPK-së. Jam shumë krenar me atë që për kombin tonë bëri UÇK-ja e udhëhequr në mënyrë tepër njerëzore, morale dhe profesionale nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike me të gjitha shtabet rajonale dhe drejtorit rajonale! Ne nuk kemi vajza dhe as djemë për Hagë; Ne kemi djem dhe vajza për Kosovën për aq sa ka nevoj ajo!
Unë e refuzoj ftesën ngaqë s‘kam arsye përse t‘i përgjigjem nëse gjatë viteve 1998-2000 s‘kam jetuar në Kosovë dhe këtë ftesë dërguar personit tim, do të duhej shfrytëzuar organizatat e dala të luftes, që Gjykatën ta shpallë si inekzistente dhe Kuvendi i ri i Kosovës ta shfuqizoj vendimin që kishte marrë aso kohe, ai Kuvendi i turpit. Dhe arsyeja tjetër përse e refuzoj shkuarjen është: „ Nuk shkon Muhamedi te mali, por mali shkon te Muhamedi!“ Unë jam këtu, E këtu do të jem!”, shkruan ndër të tjera Brajshori.
Postimin e plotë pa ndërhyrje mund ta lexoni më poshtë:
NJOFTIM
Të nderuar mikesha dhe ju miq,
Farefis i ngushtë dhe i gjerë,
Luftëtarë/e të lirisë
Populli im,
Nga Tribunali i Hagës kam marrë një ftesë për intervistim, duke mos u precizuar, në jam i dyshuar apo dëshmitar,,,
Dhe, Unë Fatmir Brajshori kam vendosur, fare të mos i përgjigjem kësaj ftese ngaqë nuk e pranoj dhe nuk e njohë Gjykatën Speciale të Hagës apo si quhet ajo,,,
Në faktë, më poshtë do të shkruaj arsyet , se përse nuk do t‘i përgjigjem kësaj ftese, dhe besoj kur t‘i lexoni këto gjëra, do kuptoni që:
Kjo Gjykatë është ngritur nga armiqtë e kombit shqiptarë
Kjo gjykatë bazohet në thashetheme dhe jo në fakte dhe argumente…
Por të shkojmë me radhë:
E para dua të theksoj që, kur ishte folur dhe pëshpëritur, që një deputet nga Zvicëra kishte ngritur si tezë „ krimet eventuale të UÇK gjatë viteve 1998-2000“ si publicist e krijues por edhe si veprimtar i çështjes kombëtare, shumë aktiv gjerë në fundin e vitit 1993 në Kosovë dhe nga viti 1994 në Zvicër, herë- herë aktiv e herë- herë pasiv, kisha menduar( edhe sot mendoj) që ato akuza vinin nga një njeri i çmendur dhe pro serb…
Dhe ky ishte një politikan zviceran me emrin Dick Marty…
Meqë aso kohe mbaja një lloj ditari politik, më vonë atë e botova, si libër publicistik, me titull: „ dixi et salvavi!“
Në këtë libër kam shkruar se cili është mendimi im rreth akuzave që bënte aso kohe Dick Marty dhe po ta pranoj sot ftesën nga Tribunali i Hagës, për mua do të thotë, që të bie ndesh me parimet e mia njerëzore, intelektuale, kombëtare etj,,,
Në librin tim të botuar në vitin 2013 kam shkruar:
18 dhjetor 2010
( faqe 133)
Akuzat e një senatori me emrin Dick Marty nga zvicra anëtar i partis PDF
Të fillojmë nga ky i fundit,,,
Dick Marty është një personalitet, pa personin e tij në vetvete i cili, nën ndikimin e politikës serbe, akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe njeriun që shpalli pavarsinë e Kosovës Hashim Thaqin se; gjoja gjatë luftës, në një shtëpi, në territorin e Shqipërisë, qenkan vrarë disa serbë dhe se organet e tyre,(veshkat) qenkan bërë transplant, për t‘u dërguar për në vende të ndryshme…
Shtëpia e cila u bë e njohur me emrin shtëpia e verdhë, është një shtëpi në gjendje të mjerueshme, në të cilën jo që s‘ka bazë, për të bërë spital, për të operuar dhe aqë më pak për t‘bërë transplantacione organesh, por, ajo shtëpi, e tillë çfarë është, nuk plotëson as kushtet minimale, për jetesë!
Dick Marty është nga ata politikanë zviceran, që KUNDËRSHTONTE burgimin e Millosheviqit, kundërshtonte pavarsin e Kosovës, kundërshtonte çdo gjë njerëzore, ngaqë si i panjerzishëm që është, s‘mund të ndjehet ndryshe por si i tillë: jo njeri…
Kështu shkrova aso kohe!
Kështu mendoj sot!
Dhe kjo është një nga arsyet që nuk do t‘i përgjigjem ftesës së Gjykates Speciale ngaqë po ta bëja këtë gjë, në një formë, do të ishte, për mua, sikur të pranoja akuzat e Dick Martyt…
2
Se Gjykata Speciale është një farsë, është një teatër tragjiko-komik dëshmon e dhëna që:
Ata i dërguan ftesë për intervistim, një personi ( në këtë rast mua) i cili gjatë kohës së luftës, vitet 1998-2000, të cilat i heton Haga, nuk ka qenë, në Kosovë as një sekond të vetme; dhe jo vetëm në Kosovë por as në Shqipëri,,,
Unë tërë aktivitetin tim politik gjatë kësaj kohe e kam bërë në territorin e Zvicres,,,
Dhe, ftesa dërguar një personi, që s‘ka qenë fare në Kosovë dëshmon që:
Gjykata e Hagës është jo profesionale, jo serioze dhe jo asnjënëse dhe se qëllimi i saj është njollosja e luftës çlirimtare që u bë nën ëmblemën e UÇKës,,,
Propaganda serbe ka lëvizur cdo gurë për t‘mundur me njollos luftën çlirimtare të ushtris sonë por me gjithë propaganden e saj, duke përdorur element , si Dick Marty dhe mbeturinat e saja në Kosovë,nuk e arrin qëllimin.
Luftën që bëri UÇK- ja dhe udhëheqja e saj, është një nga luftërat më të ndershmet, më e moralshmja dhe më e pastërta dhe si e tillë do të duhej të studjohej nga të gjitha akademit ushtarake!
Asnjë fëmijë serb i vrarë!
Asnjë plak, invalid apo i moshuar serb i vrarë!
Asnjë vajzë minore, femër apo nënë serbe e dhunuar!
Asnjë fshatë me serbë i djegur!
Asnjë!
Bënte luftë ball për ballë kundër ushtris e policis okupatore serbe!
Në njërën anë serbët vrisnin, dhunonin gra, fëmij, pleq dhe në anën tjetër luftëtarët e lirisë luftonin moralisht e heroikisht dhe, edhe atëherë kur zinin rob ushtarë serb siç ishte rasti i tetë ushtarëve në Shalë të Bajgores, i trajtonte si robër lufte sipas konventës së Zhenevës dhe ia dorëzonte Kryqit të kuq ndërkombëtar…
Pra, së pari duhet Gjykata e Hagës të pranoj Gjenocidin serb në Kosovë dhe Bosnjë që pastaj unë ta pranoj Gjykatën Speciale e cila me thirrjen për Intervist një personi që fare s‘ka qenë në Kosovë gjatë viteve 1994-2000 u bë dhe më tingëllon më shumë si Gjykatë specserbe!
3.
Në një luftë çlirimtare mund të bëhen edhe gabime! Gabime bënë gjithë popujt që bënë luftë çlirimtare!
Që 20 vite përfundoj lufta e jonë çlirimtare! Gjatë kësaj kohe, ca familje bënë me gishtë në drejtim të UÇK- ës, si fajtore e humbjes së familjarëve të tyre!
Ironia është më e madhe, kur familjet e Heronjëve të luftës, në njërën anë dekorimin e familjarit të tyre si „ Hero i Popullit“ e pranojnë dhe nga ana tjetër, akuzojnë ushtarët e lirisë, se qëndrojnë prapa vrasjes së tyre!
Nuk shkon, edhe të pranohet titulli „ Hero i Popullit“ edhe të akuzohet „ Ushtria e Popullit!“
Gjatë Pajtimeve të Gjaqeve, familjarët falnin jo një por deri në 5 gjaqe në emër të Unitetit Kombëtar; Pas luftës do të duhej, në emër të çlirimit, lirisë dhe pavarsisë, ndonjë gabim eventual të falej…
Ata shqiptarë apo ato familje që ndoshta kanë bërë kallxime kundër ushtarëve të lirisë duhet ta kenë parasysh që me ato veprime janë rreshtuar krah për krahë me Serbinë, Dick Martyn dhe armiqët tjerë të pavarsisë së Kosovës!!!
Më befasoj ( për t‘keq) vajza e Jusuf Gërvallës( lexova në një portal nëse është e vërtetë)e cila pohon se „ ka mbledh mjaftë dëshmi për Gjykatën Speciale!
U them vetëm një gjë asaj dhe të tjerëve nëse kanë vepruar ashtu siç thonë:
„ Mos i vrisni me kallximet e juaja edhe një herë familjarët tuaj e heronjët tanë!“
4.
Siç thashë në fillim:
UNË KAM VENDOSUR QË TË MOS I PËRGJIGJEM THIRRJES PËR INTERVISTIM NGA GJYKATA SPECIALE!
Arsyeja e parë dhe kryesorja:
Në vitet 1998-2000 s‘kam jetuar në Kosovë!
Nëse më thërrasin të flasë për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1877/1878, spastrimin e 750 fshatrave shqiptare të Sanxhakut të Nishit, Pustarekës, Jabllanices me një fjalë Toplices në rregull,,,
Nëse më thërrasin të flasë për krimet serbe gjatë luftërave ballkanike dhe luftës së parë botërore, krimet të cilat i ka pasqyruar gazeta „ Nju Jork Tajms“ dhe përshkruar Lav Trocki e të tjerë në rregull,,,
Nëse më thërrasin të flasë për krimet e „ erfis“ gjatë viteve 1918-1924 që i bëri Mbretëria Serbo Kroate Slovene, që djegu fshatra të tëra dhe kolonizimin e Kosovës ku i sollën 24.000 mijë familje kolonësh serbë ( jo individ por familje) në rregull.
Nëse më thërrasin të flasë për konventën turko – serbe për shpërnguljen e shqiptarëve drejt Anadollit sipas projektit të Vaso Qubrilloviqit dhe Ivo Andriqit ( fatkeqësishtë nobelist) në rregull.
Nëse më thërrasin të flasë për krimet partizane – çetnike të divizioneve të diktatorit Tito dhe Çetnikëve të Drazha Mihajloviqit që vrisnin shqiptarë ( fëmij, djem të rinjë, pleqë) sikurse në vitin 1945, nën administrimin ushtarak, vranë 4000 shqiptarë në Tivar dhe pushkatuan me mijëra tjerë te Taukbashqeja në Prishtinë, në rregull,,,
Nëse më thërrasin të flasë për krimet e pushtetit jugosllav Tito – Rankoviq, aksionin e mbledhjes së armëve, reformen agrare si qëllim represaljen ndaj popullit shqiptarë si dhe dëbimin e gati 500.000 mij shqiptarëve për në Turqi, në rregull.
Nëse më thërrasin të flasë për qëndresën skenderbejane me sakrific hamletjane për të mbijetuar, duke protestuar e demonstruar për të drejta njerëzore e kombëtare gjatë demonstratave të viteve 1968, 1981, 1982, 1989, 1990 në rregull.
Nëse më thërrasin të flasë për dhunën serbe gjatë viteve 1912-1999, burgosjet e mijërave shqiptarëve e sidomos pas demonstratave të vitit 1981 në rregull.
Nëse më thërrasin të flasë për padrejtësit që u bëri shqiptarëve diplomacia Europiane në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, për Konferencën e ambasadorëve në Londër 1913, për Konferencën e „ paqes“ në Versaj ( Paris) të vitit 1919/20, Për konferencen e Teheranit dhe Jaltes të vitit 1945, Konferencën e Helsinkit të vitit 1975 në rregull.
Pra ka akoma shumë „ nëse“,,,
5.
Unë Fatmir Brajshori nuk do t‘i përgjigjem ftesës për Intervistim nga Gjykata Speciale!
Jam shumë krenar, që unë dhe familja ime dhamë një kontribut modest në themelimin e Ushtris Çlirimtare të Kosovës; që shtëpia e jonë ishte baza kryesore e LPRK/ LPKës,,,
Jam shumë krenar me atë që për kombin tonë bëri UÇK-ja e udhëhequr në mënyrë tepër njerëzore, morale dhe profesionale nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike me të gjitha shtabet rajonale dhe drejtorit rajonale!
Ne nuk kemi vajza dhe as djemë për Hagë; Ne kemi djem dhe vajza për Kosovën për aq sa ka nevoj ajo!
Unë e refuzoj ftesën ngaqë s‘kam arsye përse t‘i përgjigjem nëse gjatë viteve 1998-2000 s‘kam jetuar në Kosovë dhe këtë ftesë dërguar personit tim, do të duhej shfrytëzuar organizatat e dala të luftes, që Gjykatën ta shpallë si inekzistente dhe Kuvendi i ri i Kosovës ta shfuqizoj vendimin që kishte marrë aso kohe, ai Kuvendi i turpit.
Dhe arsyeja tjetër përse e refuzoj shkuarjen është:
„ Nuk shkon Muhamedi te mali
por mali shkon te Muhamedi!“
Unë jam këtu
E këtu do të jem!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën