Faqja zyrtare e Serie A e cilëson mbret Amir Rrahmanin - statistikat e tij eklipsojnë emra si Skriniar, De Ligt e Koulibaly

305:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 09: Lautaro Martinez (front) of FC Internazionale jumps for the ball against Amir Rrahmani of Hellas Verona during the Serie A match between FC Internazionale and Hellas Verona at Stadio Giuseppe Meazza on November 9, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është vlerësuar lartë pas një gjysmë sezoni superior në Serie A me Hellas Veronan.
Djaloshi prishtinas u transferua te klubi italian nga Dinamo Zagrebi për një shifër të raportuar prej 2.1 milion eurosh.
Megjithatë, ndikimi i tij ishte i menjëhershëm dhe Rrahmani shpejt u kthye në lider të mbrojtjes te Verona.
Paraqitjet e tij të mirë kanë bërë që mbrojtësi i Kosovës të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha italiane si Interi dhe Napoli.
Sot (e diel) gjatë ditës, llogaria zyrtare e Serie A në Twitter ka publikuar një postim për Rrahmanin.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































