Dhjetra fansa adhurues të saj u mblodhën natën e së shtunës për një vigjilje në nder të Naya Rivera, yllit të “Glee” e cila u mbyt para një muaji në mënyrë tragjike në Liqenin Piru.

Ngjarja e organizuar nga fansat e saj në Twitter ‘N Naya Army’ u mbajt në një pamje mbi liqenin Piru jashtë Los Angeles, e cila ishte zbukuruar me fotografi të aktores 33-vjeçare dhe qindra kujtimeve të vogla.


Ajo u ofroi fansave një shans për të thënë lamtumirën e fundit, duke shpërndarë histori se si ajo ndikoi në jetën e tyre.

31476414 8585449 image a 38 1596381642996 Fansat nderojnë Naya Rivera në vendin ku ajo u mbyt në mënyrë tragjike (Foto: Baqckgrid)

Shumë nga ta vlerësuan rolin e Rivera si Santana Lopez në ‘Glee’, duke thënë se portretizimi i saj i karakterit lezbike i frymëzoi ata në jetë.

“Pa Glee, betohem se nuk do të isha këtu. Nuk do të isha gjallë”, ka thënë një fans.

“Pasi i pashë në televizion, unë isha si është në rregull të jesh ndryshe”, shtoi një tjetër.

31476470 8585449 image a 39 1596381643087 Fansat nderojnë Naya Rivera në vendin ku ajo u mbyt në mënyrë tragjike (Foto: Baqckgrid)

Vigjilja mblodhi fansat nga e gjithë SH.B.A., me disa njerëz duke udhëtuar nga Oregon dhe Indiana për të bërë respektin e tyre.

Të pranishmit praktikonin distancën sociale ndërsa rreshtoheshin dhe prisnin mundësinë e tyre për të marrë mikrofonin në një pjesë të rrethuar me lule, qirinj dhe kryqe.

Megjithë rrethanat tragjike, fansat e nderuan Riverën duke vallëzuar me disa nga këngët e preferuara të saj.

31476480 8585449 image a 59 1596382432436 Fansat nderojnë Naya Rivera në vendin ku ajo u mbyt në mënyrë tragjike (Foto: Baqckgrid)

Liset Ortiz, e cila organizoi ngjarjen, tha: “Është jashtëzakonisht trishtuese por ne kemi dashur të festojmë jetën dhe talentin e saj”.

“Ne dëshirojmë të shfaqim se sa shumë dashuri ka për të”, shtoi ajo.

Vigjilja u mbajt pak më shumë se një javë pasi Rivera u varros më 24 korrik në varrezat e famshme të ‘Forest Lawn Memorial Park’.

31476462 8585449 An older woman speaks about how she was personally impacted by R a 48 1596413705961 Fansat nderojnë Naya Rivera në vendin ku ajo u mbyt në mënyrë tragjike (Foto: Baqckgrid)

Sipas autoriteteve, momentet e fundit të Riveras kaluan duke e shpëtuar djalin e saj.

Policia tha se Naya 'kishte energji të mjaftueshme për ta rikthyer djalin e saj në varkë, por jo aq sa të shpëtonte veten'. /Telegrafi/

31476468 8585449 image a 63 1596382759848 Fansat nderojnë Naya Rivera në vendin ku ajo u mbyt në mënyrë tragjike (Foto: Baqckgrid)