Fansat e Eurovisionit kanë akuzuar konkursin e këngës se manipuluan me rezultatin për të lejuar Suedinë të fitojë.

Thuhet se organizatorët orkestruan fitoren e Loreen në mënyrë që Suedia të organizonte vitin e ardhshëm që përkon me 50 vjetorin e fitores së grupit ABBA.


Secili nga 26 shtetet luftuan për të marrë trofeun, por ishte Suedia ajo që triumfoi, me Loreen që shënoi historinë si gruaja e parë që fiton dy herë konkursin.

70967153 12081895 image a 8 1684057621366 Foto: Reuters

Por jo të gjithë ishin dakord që Suedia e meritonte vendin e parë dhe spekuluan se konkursi ishte manipuluar.

“Nuk po them se është e manipuluar, por... Suedia fitoi një vit para përvjetorit të fitores së ABBA-s, më duket shumë e përshtatshme", shkroi një person.

70967167 12081895 image a 9 1684057625322 Foto: Alamy Stock

"Nuk ka asnjë mënyrë që ata e manipuluan të gjithë këtë gjë në mënyrë që Suedia të mund ta presë atë në 50-vjetorin e fitores së ABBA-s”, shtoi një tjetër.

“Përvjetori i ABBA-s dhe fitorja e Suedisë më duket e çuditshme”, theksoi mes tjerash një tjetër fans.

70967143 12081895 image a 11 1684057969944 Foto: Twitter

Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale ka vënë në dukje: “Nuk jam një teoricien konspiracioni, por kjo është manipuluar në mënyrë që Suedia të mund të organizojë pesëdhjetëvjetorin e fitores së ABBA-s”.

Grupi suedez, ABBA, ishin pjesëmarrës në Eurovision Song Contest 1974 me Waterloo dhe Bjorn, Benny, Agnetha dhe Anni-Frid, të cilët edhe u shpallën fitues.

70967137 12081895 image a 17 1684058014218 Foto: Twitter

2024 shënon saktësisht 50 vjet nga fitorja e tyre, me shumë njerëz që presin që grupi të performojë në konkursin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

70967147 12081895 image a 12 1684057976580 Foto: Twitter