Paraja jashtë bankave ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, por në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kursimet e familjeve shqiptare në para jashtë sistemit bankar përbenin 26 % të totalit të kursimeve, niveli më i lartë i tre vitet e fundit.
Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë për shpërndarjen e pasurisë financiare të familjeve në Shqipëri gjeti se, kjo përqindje u mbajt si kursim jashtë sistemit (18%), si borxh tek të tjerët (2%) dhe investime në mënyra të tjera me më fitim jashtë bankave (6%).
Si kursime në para, shqiptarët mbajnë 18 për qind jashtë bankave. Treguesi pësoi rritje me 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë, ku kursimet në vlera monetare jashtë sistemit bankar ishin 15%, por ai është shumë më i ulët se në 2013-n, kur zinte 40%. Për rrjedhojë depozitat në banka përbënin në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 74 për qind të kursimeve të familjeve shqiptare nga 81 për qind që ishte treguesi në gjashtëmujorin e parë 2017.
Gjithashtu Banka e Shqipërisë ka vërejtur se familjet shqiptare kanë dhënë hua tek të tjerët rreth 2% të kursimeve të tyre, ky tregues një vit më parë ishte zero. Është rritur ndjeshëm pesha e zërit “investime të tjera” të cilat këtë vit thithen 6 për qind të kursimeve të shqiptarëve, teksa ky zë ishte vetëm 3 për qind në gjashtëmujorin e parë të 2017-es.
Banka e Shqipërisë duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë lloj pasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dhe/ose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar. Krahasuar me 6-mujorin e kaluar, këto pesha kanë shënuar rënie respektivisht me 7 pp dhe 8 pp.
Në përgjithësi, pesha e rasteve të mbajtjes së pasurisë financiare brenda sistemit (depozita/llogari bankare, investime të tjera) ka shënuar rënie, si për grupin e familjeve huamarrësve dhe për totalin e familjeve.
Rreth 26% e totalit të familjeve deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare, dhe këto pesha janë rritur respektivisht me 7 pikë përqindje dhe 4 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e 6 mujorit të dytë të vitit 2017.
Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar thellim të deficitit të familjeve. Pyetjes mbi pasuritë financiare në pronësi të familjeve të intervistuara i janë përgjigjur 1140 familje, nga 1142 familje që kanë marrë pjesë në vrojtim. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë