Familjarët e të shoqëruarve sherr para komisariatit të Bulqizës, 3 të lënduar me thikë

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një konflikti mes familjarëve të tre të shoqëruarve, mbrëmjen e së martës, përpara Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Të plagosurit janë identifikuar si F.T. 26 vjeç, A.K 26 vjeç, dhe R.D, 22 vjeç.
Ata u transportuan drejt “Traumës” në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, më 10 mars 2026 ndërsa sipas njoftimit të policisë, fillimisht janë shoqëruar në komisariat për sqarim shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të përfshirë në një konflikt të çastit.
Më pas, jashtë ambientit të komisariatit, në një lokal, familjarët e tyre u përfshinë në një sherr, ku për pasojë mbetën të plagosur me thikë tre të rinjtë.
Policia po vijon kontrollet në zonë për kapjen e dy personave të dyshuar si autorë të plagosjes, J. C. dhe Y. Sh., ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /euronews.al/




















































