Motra e Cara Delevingne është përpjekur të jetë në krah të supermodeles mes shqetësimeve në rritje për sjelljen e saj.

Poppy, 36 vjeçare, e cila jeton në Londër, u pa duke u larguar nga rezidenca e Caras në Los Angeles të premten në mbrëmje.


Vetëm disa ditë më parë u shfaqën imazhe shqetësuese të Caras, 30 vjeçare, që sillej në mënyrë të çrregullt.

62282811 11200271 image m 11 1662841808329 Cara me të motrën

Ajo kishte lënë këmbët të varura nga dritarja e një Chevy Suburban ndërsa një shofer e çoi në aeroportin privat Van Nuys në Los Angeles për të hipur në një avion privat Gulfstream V.

E veshur me një bluzë të Britney Spears, ajo mori rrugën për në aeroplan, por zbriti 45 minuta më vonë dhe u pa duke ecur lart e poshtë, duke u përkulur dhe duke bërë veprime të çuditshme.

“Pinte duhan dhe fliste e nervozuar në celularin e saj, të cilin e lëshoi në një moment”, tha një dëshmitar për The Mail të dielën.

Në fillim të këtij muaji, Cara u pa jashtë një dyqani në Los Angeles duke pirë një substancë të panjohur nga një tub dhe duke hedhur lëng nga një shishe në gojë.

62282815 11200271 image a 12 1662841891425 Foto: Backgrid

Një mik i familjes tha: “E gjithë kjo është shumë shqetësuese. Cara ka qenë e hapur për problemet e saj të shëndetit mendor në të kaluarën”.

“Ajo vjen nga një familje shumë e mirë dhe natyrisht, ata do të mblidhen dhe do të bëjnë gjithçka që duhet për ta ndihmuar”.

62135785 11186907 image a 9 1662502872901 1 Foto: Backgrid

“Familja është e shqetësuar qartë për të, prandaj Poppy menjëherë shkoi të ishte me të. Të gjithë janë të shqetësuar për sjelljen e Caras”.

Modelja dhe aktorja pritej të merrte pjesë në një sfilatë Puma në New York të martën, por burimet tani thonë se ajo nuk ka gjasa të marrë pjesë. /Telegrafi/

cara5 1 Foto: Backgrid