LAJMI I FUNDIT:

Familja ortodokse serbe nga Beogradi pranon fenë islame (Foto)

Familja ortodokse serbe nga Beogradi pranon fenë islame (Foto)

Çifti bashkëshortor Novakoviq nga Beogradi, bashkë me dy fëmijët e tyre, kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame.

Pranimin e fesë islame familja katëranëtarëshe nga Beogradi e ka bërë të premtën në Xhaminë e Novi Pazarit para imamit dhe xhematit të shumtë.

Siç raporton portali “SanxhakPress”, çifti bashkëshortor serb, Bojan e Natasha dhe djemtë e tyre Filipi dhe Ognjeni e kanë thënë ‘shehadetin’ përpara imamit të xhamisë Asmir Crnovrshanin, transmeton Telegrafi.


Pas pranimit të islamit çifti bashkëshortor ka marrë emrat mysliman Ismail dhe Edina, kurse djemtë janë pagëzuar me emrat Esad dhe Hamza.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Novi Pazarit, Asmir Crnovrshanin thotë se kjo familje i është kthyer fesë së vetme të vërtetë, islamit.

Ai gjithashtu ka thënë se ky nuk është rasti i parë i konvertimit nga feja ortodokse në atë islame dhe shpreson se do të ketë gjithnjë e më shumë të atillë që do ta pranojnë fenë e vërtetë.

Pas pranimit të fesë islame u bë edhe kurorëzimi i çiftit bashkëshortor sipas sheriatit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori