LAJMI I FUNDIT:

Familja e të vrarit në “Bon Vivant”: Vrasje pastër që mund të provohet nga 28 dëshmitarë (Video)

Familja e të vrarit në “Bon Vivant”: Vrasje pastër që mund të provohet nga 28 dëshmitarë (Video)

Një vit i është dashur drejtësisë kosovare për të thirrur seancën e parë, në rastin e vrasjes së Rrahman Ukës, ish-punëtor i sigurimit të kafenesë “Bob Vivant”.

Ndonëse Policia e Kosovës pati arrestuar dy të dyshuar që në ditën e vrasjes, vetëm më 7 tetor të këtij viti ky proces është futur brenda në gjykatore.

LEXO PO ASHTU: Ja motivi i vrasjes së Rrahman Ukës (Video)

Armend Krasniqi, përfaqësues ligjor i familjes Uka në këtë rast, tregon se tashmë është ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve.


Ndërkohë që vëllai i të vrarit, Rrahim Uka, thotë se rasti i të vëllait ka qenë një vrasje e pastër që mund të provohet nga 28 dëshmitarët e pranishëm dhe se ai pret që drejtësia të bëjë më të mirën e saj.

LEXO PO ASHTU: Vëllai i të vrarit në “Bon Vivant”: Drejtësia po na shtynë të veprojmë sipas Kanunit (Video)

Dy të akuzuarit, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, dyshohet që më 13 tetor 2014, në bashkëkryerje në plotni të kenë vrarë Rrahman Ukën pas një zënke me të.

Sipas ligjeve në fuqi, në rast se shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen nga 5 deri me 40 vjet burgim, kurse varësisht nga vlerësimet e rrethanave edhe me burgim të përjetshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori