LAJMI I FUNDIT:

Familja beson se Sala është gjallë, me kërkesën e tyre FA largon shiritat e zinj nga krahët e futbollistëve

Familja beson se Sala është gjallë, me kërkesën e tyre FA largon shiritat e zinj nga krahët e futbollistëve
Foto: Getty Images/Guliver

Lojtarët e Millwall dhe Evertonit nuk kanë bartur shirita të zinj në përkrahje të Emilioano Sala, edhe pse të gjitha skuadrat paraprakisht në FA Cup i kishin bartur.

Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesës së familjarëve të sulmuesit të Cardiff Cityt drejt FA (organi qeverisës i shoqatës së futbollit në Angli).

Ata kanë kërkuar që skuadrat angleze nuk kanë nevojë të bartin shiritat e zinj pasi familja beson se 28-vjeçari është ende gjallë.


Në respekt për Sala para ndeshjes Swansea City dhe Gillingham në Liberty Stadium (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Kërkesa është aprovuar nga FA dhe menjëherë është ndalur bartja e tyre në shenjë respekti. Zhdukja e Sala është raportuar të hënën gjatë udhëtimit të tij me aeroplan nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells).

Organet kompetente të shpëtimit kanë njoftuar se kërkimet për gjetjen e lojtarit janë ndalur edhe zyrtarisht.

Motra e lojtarit, Romina Sala, ka qenë një nga zërat më të mëdhenj që kërkimet për vëllain e saj mos të ndalen (Foto: Matthew Horwood/Getty Images/Guliver)

Me këtë vendim familjarët nuk janë pajtuar, po ashtu edhe shumë persona nga bota e sportit, të cilët kanë filluar të mbledhin fonde për rinisjen e kërkimeve për shpëtim.

Aeroplani është zhdukur nga radari teksa ishte duke fluturuar mbi ishujt English Channel. Transferimi i tij i ka kushtuar Cardiff Cityt rreth 17 milionë euro, blerje rekord për klubin uellsian. /Telegrafi/

Se kërkesa u aprovua menjëherë e tregon edhe festa e golit të Cenk Tosun, lojtarët nuk do të bartin shiritat e zinj (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
Kalo në kategori