Falimentoi një nga prodhuesit më të famshëm të akorduesve të Ford Mustang

Kompania Classic Recreations gjatë viteve të fundit ka paraqitur disa nga projektet më të mira dhe më të shtrenjta të restomod-ve të bazuara në Ford Mustang, por tani ndodhet në probleme të mëdha dhe në borxhe milionëshe.
Me karroceritë e saj prej karboni, sistemet e përmirësuara të drejtimit dhe interierët e personalizuar, shumë nga projektet e Classic Recreations kanë arritur çmime afër 300 mijë dollarëve.
Megjithatë, kjo kompani tani ndodhet në një situatë krejtësisht të ndryshme dhe ka dorëzuar dokumentacionin për falimentim. Këtë informacion e ka zbuluar klubi i tifozëve "Eleanor Mustang Fan Club".
Për vite me radhë, Classic Recreations ka punuar me licencën e Shelby American, por ajo bashkëpunim është ndërprerë kohët e fundit.
Kompania tani do të mund të ristrukturojë financat e saj dhe të përpiqet të shlyejë kreditorët në periudhën në vijim. Ende nuk është e qartë nëse do të vazhdojë punën gjatë kësaj periudhe.
Tregu i restomod-ve të shtrenjta është rritur kohët e fundit, dhe kompani si Classic Recreations kanë përfituar prej kësaj.
Pete Vanderveen tani është emëruar si “ekspert për rikthimin e kompanisë në rrugën e duhur”, dhe tifozët shpresojnë që ai do të arrijë ta kthejë situatën në drejtim pozitiv. /Telegrafi/



















































