"Faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete", Gold AG reagon për vdekjen e Shemit

Artisti i njohur, Gold AG, ka shprehur dhimbjen dhe respektin e tij pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.
Përmes një postimi në Facebook, Gold AG e ka cilësuar Shemin si një artist të paharrueshëm dhe një mik të sinqertë.
“Zoti ta faltë Xhenetin, Shem. Faleminderit për këngët e mira që na i le kujtim, faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete”, shkroi ai.
“Lus Zotin e plotfuqishëm që të falë e mëshiron, e djemve ngushëllimet më të sinqerta si dhe gjithë atyre që të deshën pa hile”, shtoi ai.
Shemsi do të mbahet mend jo vetëm për këngët e tij ikonike, por edhe për ndikimin dhe kujtimet që la tek breza artistësh dhe fansash, të cilët vazhdojnë ta nderojnë figurën e tij.
Kënga, humori dhe këshillat e Shemit vazhdojnë të jetojnë në kujtimet e atyre që e deshën, duke e bërë emrin e tij të paharrueshëm për brezat që do të vijnë.
Për rikujtim, i njëjti ishte vetëm 64-vjeç. /Telegrafi/




























































