Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e papranueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat.
“Jam e shqetësuar me disa zhvillime dhe deklarata lidhur me liberalizimin e vizave, siç ishte ajo e kancelarit austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Prishtinë. Është e papranueshme sesi disa politikanë po mundohen që të politizojnë edhe më tutje procesin, duke imponuar kushte të reja dhe në këtë mënyrë të vonojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Fajon.
Ajo e ka quajtur të padrejtë faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e Kosovës, megjithatë Bashkimi Evropian nuk po vepron.
“Unë insistoj që vendet anëtare të përdorin të njëjtat standarde për Kosovën siç kanë qenë vitet e fundit për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Pasi kushtet të plotësohen ne duhet të ecim tutje. Nëse këto principe vihen në pikëpyetje atëherë ne humbin kredibilitetin”, ka thënë ajo.
Megjithatë, eurodeputetja Fajon ka thënë se ka shpresë që deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm të mund të merret vendimi për liberalizim nëse për këtë ka vullnet politik brenda qeverive të vendeve të BE-së.
“Sapo qeveritë e BE-së të kenë dhënë dritën e gjelbër, miratimi mund të përfundojë me shpejtësi. Shpresoj se kjo të ndodhë deri në fund të vitit ose fare në fillim të vitit të ardhshëm. Ne po hyjmë në zgjedhjet brenda institucioneve të BE-së, Parlamenti dhe Komisioni evropian do të zgjidhen përsëri prandaj si raportuese do të bëjë gjithçka brenda mundësive të mia që kjo të realizohet gjatë mandatit tim. Caku përfundimtar është brenda mundësive prandaj ajo çfarë na duhet tash është guximi dhe vullneti politik. Në Parlamentin Evropian ekzistojnë të dyja por pyetja është nëse ekzistojnë te vendet anëtare”, ka shtuar Fajon.
Ajo ka përmendur faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet megjithatë ajo çfarë duhet që tash të tregojë ky vend është fakti se qytetarët e saj i kuptojnë kushtet e udhëtimit pa viza.
“Unë kam paralajmëruar në shumë raste se ‘topi’ tash është në duart e qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Unë i nxita ata që të procedojnë gjatë presidencës austriake të BE-së dhe ne do të vazhdojnë të bëjmë presion te qeveritë përkatëse. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të vazhdojë të plotësojë kushtet e nevojshme. Ajo çfarë duhet të shohim tash është se Kosova është e gatshme për të pranuar liberalizimin në praktikë dhe se njerëzit janë të vetëdijshëm me kufizimet që përmban lëvizja pa viza”, është shprehur Fajon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite