Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon e quajti absurde dhe fatkeqe deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Sllovenia shkeli integritetin territorial të Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës.
“Në Serbi jemi mësuar me deklarata të tilla, të cilat ndonjëherë dalin jashtë kontekstit – ndonjëherë pak me qëllim. Por është e vërtetë që kemi reaguar. Presidenti (Borut) Pahor u përgjigj, ashtu si edhe ministria jonë. Këtu duhet theksuar edhe një herë se kur bëhet fjalë për interesat e shtetit slloven, ato duhet të mbrohen. Kjo ishte një deklaratë [e Vuçiqit] shumë absurde, fatkeqësisht”, ka theksuar Fajon, përcjellë N1 Sllovenia.
Fajon, megjithatë, theksoi se Sllovenia ka marrëdhënie të mira me Serbinë.
“Presidenti serb do të jetë në Slloveni javën e ardhshme dhe do të mund të thotë më shumë”, tha Fajon, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se, gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven Borut Pahor në Beograd, Vuçiq pyeti se si t’ia shpjegojë popullit që Serbia t’i vendosë sanksione ndaj Rusisë, jo Sllovenisë.
“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, Sllovenia e ka shkelur dhe ne shohim si të kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq.
Për shkak të kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, e cila ka ftuar në bisedë ambasadorin e Serbisë.
Ministria sllovene e Punëve të Jashtme ka thënë se janë të befasuar nga deklaratat e Vuçiqit dhe se qëndrimin e tyre për Kosovën ua kanë përcjellë edhe një herë autoriteteve në Beograd.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, duke iu përgjigjur komenteve nga Lubjana tha se “nuk ka absolutisht asgjë të diskutueshme në fjalët e presidentit Aleksandar Vuçiq”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!