LAJMI I FUNDIT:

Facebook së shpejti edhe me platformën për reklama mobile

Facebook së shpejti edhe me platformën për reklama mobile

Facebook do ti zbulojë planet e saj për rrjetin e reklamave mobile në konferencën e saj, F8, e cila mbahet më 30 prill, thuhet sipas një raporti të ri të Re/code.

Lajmi vjen pasi Facebook në fillim të këtij viti ka filluar me testimin e reklamave në aplikacionet mobile të palëve të treta, duke sinjalizuar një lëvizje drejt bashkëpunimit të drejtpërdrejt me partnerët e saj në vend të kontraktimit të punës tek një platformë e jashtme e cila i shërben reklamat.

Re / code raporton se Facebook do të apelojë tek botuesit dhe zhvilluesit të përfitojnë nga baza e madhe e të dhënave të rrjetit social për të krijuar reklama me target më të saktë.

Kohët e fundit edhe Twitter ka filluar ta rrisë vëmendjen në reklamat mobile nëpërmjet një formati të ri të cicërimave dhe integrimit me MoPub, këmbimit më të madh të reklamave mobile në botë, kompani të cilën e bleu vitin e kaluar. / Telegrafi /