LAJMI I FUNDIT:

Facebook me një reaksion të ri, përmes së cilit mund t’ju tregoni të afërmve se sa i doni

Facebook me një reaksion të ri, përmes së cilit mund t’ju tregoni të afërmve se sa i doni

Në një kohë të vështirë si kjo, kur të gjithë jemi mbyllur dhe i kemi larg njerëzit më të afërm, duam që të jemi në kontakt me ta dhe të ndjejmë sërish se na duan.

Për të ndihmuar në këtë drejtim, është lansuar reaksioni i ri ‘Care’, që është në dispozicion në Facebook dhe Messenger, transmeton Telegrafi.


Lidhur me këtë reagim është thënë edhe më herët nga kërkuesja e risive të rrjeteve sociale, Jane Manchun Wong, ndërsa tani është konfirmuar lansimi i reaksionit.

Bazuar në një postim, ky reaksion është krijuar që në kohën e pandemisë me coronavirus, të gjithë të kenë mundësi të dërgojnë përshëndetje të ngrohta dhe të tregojnë sa i duan miqtë apo familjarët.

“Megjithëse të ndarë në largësi, ne jemi në këtë së bashku”, është një prej thënieve të shumta, që mund të zgjidhen, krahas emojive me zemra dhe fytyra të buzëqeshura. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori