Pas refuzimit të Snapchat për tu shitur tek Facebook për një shumë marramendëse prej 3 miliardë dollarësh, kjo e fundit thuhet se është duke u bërë gati ta lansojë rivalin e aplikacionit të famshëm, të cilin do ta quajë "Slingshot".
Aplikacioni për të cilin është thënë se do të jetë "i thjeshtë dhe me ndërfaqe të shpejtë " është projektuar për të rivalizuar shumë drejtpërdrejtë me Snapchat, përmes ofrimit të videove dhe fotografive të shkurtra që zhduken vetvetiu vetëm pas një shikimi.
Madje thuhet se Facebook ka qenë duke punuar në këtë aplikacion për disa muaj, dhe se të njëjtin mund ta lansojë në fillim të muajit të ardhshëm.
Slingshot madje pritet të vijë me funksione edhe më të mira sesa ato që ofrohen nga Snapchat. Është thënë se njëri ndër funksionet do të jetë edhe TapTalk, një aplikacion i ri i video mesazheve, në të cilin përdoruesit “trokasin” lehtë apo e mbajnë foton e profilit të kontaktit për të dërguar menjëherë një foto ose video të shkurtër, e cila mund të shihet vetëm pas një shikimi nga marrësi.
Kohët e fundit, Facebook ka ndërprerë aplikacionet e saj të pavarura si Poke dhe Camera për iPhone.
Mirëpo, në ndërkohë rrjeti social ka lansuar aplikacionet tjera sikurse Paper dhe Facebook Messenger, ndërsa ka premtuar edhe shumë aplikacione tjera të reja të cilat megjithatë do të jenë të lidhura me platformën kryesore – atë të Facebook. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

Po ndryshon pamja e menysë “Start”

Këto video-lojëra askush nuk i ka blerë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi