Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar rrjetin social Facebook me gjobë prej pesë miliardë dollarësh.
Sipas The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, FTC si rezultat i hetimit të filluar vitin e kaluar ka dënuar Facebookun me pesë miliardë dollarë për arsye se ka përdorur paautorizim dhe në mënyrë të paligjshme të dhënat personale.
Që të finalizohet vendimi duhet ta miratojë edhe Departamenti i Drejtësisë, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë ky hetim, ndërsa nga ana tjetër Facebook nuk ka bërë ndonjë sqarim në lidhje me këtë.
Gjoba është dënimi më i madh i dhënë ndonjë kompanie teknologjike dhe ka tejkaluar dënimin e Google të vitit 2012 prej 22.5 milionë dollarëve.
Facebook vitin e kaluar arriti 56 miliardë dollarë të ardhura, ndërsa këtë vit pritet të jenë rreth 69 miliardë dollarë.
Senatorja demokrate Elizabeth Warren, e cila kandidon për presidente në zgjedhjet e 2020-së është shprehur për shpërbërjen e kompanive si në rastin e Facebook do të bëhej ndarja nga WhatsApp dhe Instagram.
Rrjeti social u përball me akuza të rënda, pasi u bë e ditur se kompania për konsulencë politike Cambridge Analytica, ka pasur qasje në të dhënat personale të miliona amerikanëve gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Në prill të vitit të kaluar, shefi i kompanisë Mark Zuckerberg vullnetarisht dëshmoi në prani të kongresistëve amerikanë lidhur me zbulimet e Cambridge Analytica. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë