LAJMI I FUNDIT:

Fabrizio Romano jep detaje se si Asllani i ndërroi mendjen Interit për mos ta shitur në janar

Fabrizio Romano jep detaje se si Asllani i ndërroi mendjen Interit për mos ta shitur në janar

Kristjan Asllani ka qenë në listën e transferimeve të Interit për tu larguar nga skuadra gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori i talentuar shqiptar megjithatë do të mbetet në Giuseppe Meazza dhe kjo krejt falë paraqitjeve të tij të mira.

Ndeshja ndaj Romvs sidomos duhet mbajtur në mend, kur Asllani ishte pjesëmarrës në golin e shënuar nga Interi pasi dhuroi një top të gjatë për Federico Dimarcon para se ky i fundit të asistonte për Marcus Thuram.


Asllani i lumtur me fitoren ndaj Romës dhe kontributin e dhënë
Lexo po ashtu Asllani i lumtur me fitoren ndaj Romës dhe kontributin e dhënë

Gjithsesi shqiptari ka nevojë për më shumë minuta dhe këtë trajneri Simone Inzaghi e di dhe ka filluar t’i japë më shumë.

Fabrizio Romano ka zbuluar prapaskenat se reprezentuesi shqiptar ishte në shitje, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai do të mbetet te Inter.

Inzaghi me fjalë të mëdha për Asllanin: Futbollist me personalitet të madh
Lexo po ashtu Inzaghi me fjalë të mëdha për Asllanin: Futbollist me personalitet të madh

“Deri katër javë më parë, ai ishte një kandidat serioz për t’u larguar në janar. Por në ndeshjet e fundit, ka ndryshuar historinë e tij”, tha eksperti i transferimeve , duke bërë të qartë se tani Asllani mund të ishte pak më i qetë.

Më pak fjalë, ndeshjet ndaj Romës dhe Salzburgut në Ligën e Kampionëve ku ai tregoi një paraqitje të shkëlqyer, bënë që Inzaghi dhe klubi të ndërronte mendje për mesfushorin  i cili tani shihet me të vërtetë si një nga alternativat kryesore në mesfushën e zikaltërve. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori