Ex Fis, kompania më e besueshme në Kosovë me kualitetin më të lartë të derivateve ka lansuar aplikacionin e të derivateve të naftës për vozitësit.
Aplikacioni EXFIS është në dispozicion për klientët që kanë kartela si dhe për klientët e rinj të cilët me hapjen e llogarisë do të pajisen me kartelë elektronike E-CARD.
Aplikacioni përdor teknologjinë revolucionare botërore me të cilën aktivizohet dispenseri (pompa) e derivateve përmes telefonit duke skenuar kodin QR, kështu duke eliminuar nevojën e mbajtjes së kartelës fizike.
Aplikacioni ka një sërë solucionesh që janë të dizajnuara për të lehtësuar vozitjen si dhe media të ndryshme të cilat janë kuruar ashtu që shfrytëzuesit do të kenë një seleksion të personalizuar dhe lehtë të klikueshëm. Ndër opsionet e shumta veçohen:
Transaksionet – Përmbledhje e të gjitha furnizimeve dhe kursimeve të derivateve në mënyrë që shumë lehtë të keni informata të sakta për shpenzimet e juaja mujore të derivateve.
Moti – Në çdo kohë do të keni informata të sakta për motin aktual dhe parashikimin në lokacionin tuaj.
Info për rrugë – Informata të përditësuara nga Policia e Kosovës për gjendjen e rrugëve të Kosovës, pritjet në pikat kufitare, kontakte për asistencë në rrugë, linjat e autobusëve, linjat e aeroplanëve në Prishtinë, Shkup e Tiranë e shumë informata tjera. Po ashtu, përmes aplikacionit mund të kontrolloni a keni ndonjë gjobë të trafikut të papaguar.
Maps – Hartat e pikave të Ex Fis me “Google Maps”, ku jepen edhe informata të çmimeve ditore të derivateve dhe kontaktet e secilës pikë/
Forumi – Vendi ku të gjithë anëtaret do të mund të kontribuojnë në një bisedë për temat aktuale në Kosovë, me rregulla familjare të shkrimeve.
Media – Seleksion i PORTALEVE, TELEVIZIONEVE dhe RADIOVE eminente nga Kosova e rajoni shumë lehtë të klikueshme. Po ashtu, në dispozicion është vënë “Wikipedia Shqip” ku ju përmes aplikacionit do të keni qasje në enciklopedinë më të madhe botërore.
Aplikacioni me të gjitha këto shërbime është pa pagesë për klientët Ex Fis.
Aplikacionin për iOS dhe Android mund ta shkarkoni në: https://www.exfis.com/ad
Ex Fis përveç pikave në gjithë Kosovën, ka edhe pikën e shitjes së derivateve me pakicë në KAMPIN AMERIKAN BONDSTEEL, si dhe bënë furnizimin e aeroplanëve në Aeroportin e Prishtinës, Aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
A don me mësu qysh me editu video?
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Bie çmimi i naftës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë