LAJMI I FUNDIT:

Evropa po ‘lufton’ me kërcënimin e tarifave tregtare amerikane për Francën

Evropa po ‘lufton’ me kërcënimin e tarifave tregtare amerikane për Francën

Shefi i tregtisë së Bashkimit Evropian tha se gara po shkon drejt shmangies së përshkallëzimit të tensioneve tregtare transatlantike si rezultat i kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara për një taksë franceze të shërbimeve dixhitale.

Komisionari i Tregtisë Evropiane, Phil Hogan tha që ditët e ardhshme mund të përcaktojnë nëse BE-ja arrin të marrë një marrëveshje ndërkombëtare mbi taksimin e bizneseve dixhitale, përmes Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.


“Java e ardhshme është një javë shumë e rëndësishme për ta provuar, a mund të arrijmë në një rezultat pozitiv për këtë. Unë nuk do të paragjykoj rezultatin”, tha Hogan për Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Presidenti Donald Trump po kërcënon të godasë 2.4 miliardë dollarë mallra franceze me tarifa në shenjë hakmarrjeje për taksën e shërbimeve dixhitale në Francë.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se taksa e Francës diskriminon kompanitë amerikane të teknologjisë si Google, Apple dhe Amazon. /Telegrafi/