LAJMI I FUNDIT:

Eventi madhështor i Cadi Cleaning: 50 vjet sukses dhe përkushtim

Eventi madhështor i Cadi Cleaning: 50 vjet sukses dhe përkushtim

Më shumë se 300 persona u mblodhën në Ferizaj, më 12 dhjetor, për të festuar 50 vjet kontribut dhe ekselencë të kompanisë së njohur Cadi Cleaning.

Ky përvjetor shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e kompanisë, duke kremtuar bashkë me miq dhe partnerë të saj ndër vite.

Ceremonia theksoi arritjet e deritanishme, planet për inovacione të reja dhe zgjerimin e eksportit në tregjet ndërkombëtare.

Para të pranishmëve, themeluesi i kompanisë, Z. Nazif Gashi, theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi gjysmëshekullor:

“Cadi Cleaning ka qenë gjithmonë një simbol i punës së ndershme, përkushtimit dhe traditës familjare. Kjo arritje është një dëshmi se me vizion dhe bashkëpunim, gjithçka është e mundur.”

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes dhe bashkëpunëtorë të hershëm të kompanisë, përfshirë Z. Murat Gashi, Z.Sadri Gashi – Cadi dhe Z. Florim Gashi, të cilët ndanë kujtime dhe reflektuan mbi sukseset dhe sfidat e kaluara.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte prezantimi i një dokumentari të dedikuar, që rrëfente historinë, sfidat dhe triumfet e kompanisë ndër vite, duke evidentuar rrugëtimin nga një biznes modest familjar deri te një lider në prodhimin e fshesave dhe produkteve të pastrimit, në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Në fund, u nderuan me mirënjohje edhe 10 punëtorë të fabrikës, për përkushtimin e tyre shumëvjeçar. Drejtuesit e  kompanisë folën më detajisht për rolin kyç të stafit në suksesin e Cadi Cleaning, duke thënë:

“Punëtorët tanë janë shtylla e këtij suksesi dhe arsyeja pse kemi arritur deri këtu. Pa përkushtimin e tyre, ky moment nuk do të ishte i mundur.”

Eventi përfundoi me një atmosferë festive dhe mesazh shprese për vazhdimin e këtij suksesi edhe në dekadat e ardhshme.

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori