LAJMI I FUNDIT:

Eva Longoria në ngjyrën më elegante: Aktorja kaloi në tapetin e kuq në një kombinim me të cilin nuk gabon

Eva Longoria në ngjyrën më elegante: Aktorja kaloi në tapetin e kuq në një kombinim me të cilin nuk gabon
Getty Images

Mjafton të themi me magjepsje dhe të përshkruajmë ndoshta një nga stilimet më të mira të aktores Eva Longoria

Në fillim të javës Eva mori pjesë në një organizim kushtuar grave në Los Angeles, i cili u organizua nga revista “Elle”, transmeton Telegrafi.


Aktorja nga seriali “Shtëpiake të dëshpëruara” e ngazëlleu Ralph Lauren me një kostum të zi.

Ajo bëri një kombinim të një xhakete mëndafshi dhe pantallonave.

Kostumet janë një nga trendët kryesorë të këtij viti për sa i përket arritjes së një dukjeje elegante dhe Eva ia ka dalë pa dyshim në këtë.

Ajo ka kombinuar pantallona të gjera, gjatësia që mbulon këpucët dhe xhaketën në të njëjtin ton, me një rrip të zi më të trashë rreth belit, me të cilin ka bërë një figurë në formë ore rëre.

Longoria arriti një notë shtesë hiri me flokë të drejtë të tërhequr anash duke theksuar kështu tiparet e fytyrës dhe bizhuteritë.

Ditë më parë, aktorja u pa në një plazh në Meksikë, ku po kalonte kohën e familjes në qetësi.

/Telegrafi/