Këngëtarja Hersiana Matmuja, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2014”, është rikthyer për fansat e saj me diçka të re.
Me zërin e saj briliant dhe të sofistikuar, Hersi ka sjell ripërpunimin e këngës së njohur “Kënga e çobanit”, ndërsa edhe ka marrë përsipër organizmin e një festivali të ri në Shqipëri, që kultivon kulturën dhe traditat mbarëshqiptare.
Në një intervistë për Telegrafin, Hersi ka folur për rikthimin e saj pas një kohe të gjatë dhe arsyen se pse ka qëndruar në pauzë gjatë gjithë kësaj kohe.
“Përshëndetje e faleminderit për intervistën. Shumë e vërtetë kam shumë vite që jam larguar skenës shqiptare sepse kam punuar në Itali. Mbas mbarimit të studimeve në konservator në Romë kam qenë e angazhuar me aktivitete dhe turne teatrale në Itali dhe jashtë. Aktivitetet e ngjeshura më kanë mbajtur larg Shqipërisë”, ka thënë Hersi për Telegrafin.
Në vazhdimësinë e bisedës, ajo ka dhënë detaje rreth këngës që po e rikthen në muzikë – e që është një ripërpunim i veçantë i thesarit folklorik shqiptar.
“Pas një viti tepër të vështirë, të vetmen mënyrë për t’i mbijetuar e gjeta tek rrënjët e mia, tek Luma. Tek këto këngë ndjej se zëri im është ndryshe sikur ka gjetur veten, timbrin e vërtetë e shtratin ku të shtrihet lirshëm, ka gjetur shtëpinë. “Kënga e çobanit”, një perlë e folkut të Lumës ka ardhur në ditët tona falë interpretimit unik të Rexhep Kovaçit e tani vjen në versionin tim, do të thoja të jetuar, sepse edhe unë jam pak si ai çobani që dikur ikte e nuk dinte a do të kthehej e nëse kthehej, kë do të gjente. Në përpunimin e këngës jam munduar t’i qëndroj besnike versionit origjinal, por pa hequr dorë nga vetja. Që në hapat e para të orkestrimit kam punuar mbi fjalën e cila sipas traditës fragmentohet, krejt e kundërta e asaj që kam studiuar. Duke punuar mbi bashkimin e fjalës erdhi natyrshëm ritmi i këngës, të cilin e dëgjoja dhe e ndjeja brenda vetes që herën e parë që u ula në piano. Realizimi i këngës me violinçelin e Jacopo Conoci-t e arçiliutën e Ilaria Fantin është një nga veçoritë e këtij versioni. Sonoriteti, sa antik siç u ka hije këtyre instrumentëve, po aq i freskët e avanguard i arritur nëpërmjet kërkimit dhe lëvrimit të tingujve, i ka dhënë këngës një shije tepër të rafinuar dhe bashkëkohore. Këtu ka qenë zanafilla. Është natyrshëm që klipi duhej të zhvillohej në Kukës përveç faktit se kënga e ka prejardhjen 100% lumjane doja që me anë të klipit të promovonim bukuritë natyrore të zonës”, ka thënë Matmuja.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/217479470_1125449151279321_3899019034424365375_n.jpg)
Ardhja e saj në Shqipëri nuk është rastësore, pasi këngëtarja ka zgjedhur rrënjët e saj, për të organizuar një festival të muzikës, me fokus trashëgiminë kulturore.
Hersi thotë se ishte dëshira e saj që të provonte organizimin e një festivali në Kukës – qytetin prej edhe nga ka prejardhjen.
“Me datë 2,3,4 gusht ju pres të gjithëve në “The Gjallica International Festival” që po organizoj me SDI (Social Developement Investment) dhe me mbështetjen e Bashkisa Kukës. Ndërsa video e “Këngës së Çobanit” është fillimi i një projekti që do të finalizohet me album. I tërë albumi do t’i dedikohet folkut të Kukësit i cili është shumë i vjetër, pak i njohur për publikun e gjerë. Tekstet dje meloditë që po përpunoj na përçojnë tradita e emocione të të gjithë atyre që i kanë jetuar e kënduar në shekuj”, ka thënë këngëtarja.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/218326004_529004505085345_4130998467437051938_n.jpg)
Artistja e cila mbahet mend për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në “Eurovision 2014” në Kopenhagë të Danimarkës, nuk i shpëtoi pyetjes pa komentuar performancën e këtij viti të shtetit shqiptar në festivalin evropian.
Hersi shprehet se Anxhela Peristeri bëri një përfaqësim të denjë me këngën “Karma”, teksa me shumë nostalgji kujton pjesëmarrjen e saj të para shtatë viteve më “Eurovision”.
“Anxhela Peristeri na ka përfaqësuat shumë denjësisht. ‘Eurovisioni’ për mua ka qenë një eksperiencë e bukur dhe unike. Shumë e vështirë por dhe një ëndërr e kthyer në realitet. Sot mendoj se këngën duhet ta këndoja në shqip”, thotë ajo.
Për fund, këngëtarja Matmuja flet për jetën e saj të re në Itali, teksa ka komentuar edhe tregun muzikor shqiptar, duke vlerësuar lartë talentet që ndodhen këtu.
“Po jetoj e punoj në Itali prej 12 vitesh, me siguri Shqipëria ka shumë artistë dhe shumë art, në vitet e fundit ka zhvillim në propozime artistike. Organizimi i festivaleve të shumta mendoj se janë një rrugë shumë e mirë, së pari për larmishmërinë që propozojnë dhe së dyti për mundësit që u ofrojnë artistëve që të punojnë. Shpresoj të shtohen gjithmonë e më shumë këto iniciativa”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/220434356_994241341334823_3595337694425205891_n.jpg)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e “Juzui” gjatë Javës së Modës në New York](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/TRURURUR-380x233.jpg)
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e “Juzui” gjatë Javës së Modës në New York
![“Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vesss-e1739046253432-380x233.jpg)
“Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi-380x233.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/EGEL.jpg)
"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vesss-e1739046253432-780x439.jpg)
"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë
![Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vineg1-780x439.jpg)
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti