Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë meqë ka një kohë që gjerat nuk po lëvizin në drejtimin e duhur. Ai ndër të tjera ka kërkuar që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës që sipas tij janë të padrejta.
Ka besim që me komisionin e ri evropian, Kosova do të bëjë më shumë progres në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të angazhohet më shumë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Waitz thekson se ka ardhur koha që brenda BE-së të flitet njëzëri për Kosovën andaj pret që brenda bllokut të punohet më shumë me ato 5 vende që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të ndryshojnë qëndrim.
Ai e sheh si sinjal pozitiv që Spanja ka vendosur t’i njoh pasaportat e Kosovës.
“Kam besim se do të ketë më shumë progres me përfaqësuesen e lartë, Kaja Kalas, sepse e njeh mirë realitetin politik në Ballkan. Pres se do të ketë shumë më shumë angazhim për Ballkanin Perëndimor. Shpresoj që do të punohet më shumë me ato 5 vende që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Së fundmi ishte një sinjal pozitiv që Spanja vendosi t’i njoh pasaportat e Kosovës. Ka akoma shumë brenda Bashkimit Evropian për t’i përmirësuar këto çështje dhe për të folur njëzëri për Kosovën”, tha Waitz në Teve1.
Diplomati austriak ka nënvizuar rëndësinë që të ketë progres edhe në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Waitz mendon se është e nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes të dyja vendeve.
“Në përgjithësi mendoj se ne kemi nevojë për një fillim të ri të këtij negocimi, ndoshta një format të ri dialogu dhe kjo është duke u diskutuar mes deputetëve të Parlamentit Evropian. Është e rëndësishme që të dyja palët të bëjnë kompromise edhe të lëvizet përpara. Ka disa shtete dhe individë që duket se e trajtojnë më butë Serbinë dhe unë jam shumë kritik për këtë çështje sepse Serbia nuk po bën progres sa duhet në nivelin e demokracisë. Në fakt nuk është problemi tek Serbia por tek qeveria e Vuçiqit që i frynë nacionalizmit dhe nxit urrejtje mes njerëzve”, tha eurodeputeti austriak.
Krejt në fund, Waitz kërkon që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës që sipas tij kanë qenë të padrejta.
“Konsideroj se ishte padrejtë kur iu vunë masat ndëshkuese Kosovës duke pasur i parasysh veprimet e Serbisë. Mendoj se ka ardhur koha që këto masa ndëshkuese të hiqen për Kosovën dhe për këtë çështje është duke u folur në Bruksel”, tha ai.
Unioni Evropian vazhdimisht i ka bërë thirrje vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që t’i zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët