EULEX i dhuron pajisje të teknologjisë informative Shërbimit Korrektues të Kosovës për të ndihmuar në rritjen e qasjes virtuale dhe telefonike për të burgosurit dhe për mundësimin e takimeve virtuale të stafit
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, i dorëzoi Shërbimit Korrektues të Kosovës një donacion me 50 kompjuterë, 5 laptopë dhe 50 telefona mobil për të ndihmuar në rritjen e qasjes telefonike dhe virtuale për të burgosurit dhe për të lehtësuar takimet virtuale të stafit të shërbimit korrektues.
“Në mes të pandemisë së coronavirusit, EULEX-i pati mundësinë të përmbushë një nevojë urgjente të Shërbimit Korrektues të Kosovës për kompjuterë, laptopë dhe telefona mobil. Duke pasur parasysh kufizimet që janë vendosur për sa i përket vizitave me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit nëpër institucionet korrektuese, ky donacion do t’i ndihmoj Shërbimit Korrektues që të lehtësojë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre përmes thirrjeve telefonike ose thirrjeve me video, duke siguruar respektimin e të drejtave të tyre, ” tha Wigemark .
Dhurimi i pajisjeve të TI-së për Shërbimin Korrektues të Kosovës po ashtu do t’i ndihmojnë stafit të tij që punojnë në institucione të ndryshme korrektuese që të zhvillojnë takime virtuale, si dhe do të lehtësojë komunikimin mes EULEX-it dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, falënderoi Shefin e Misionit EULEX për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të dhënë për ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Shefi i EULEX-it po ashtu përshëndeti prodhimin e maskave kirurgjikale të fytyrës nga ana e të burgosurve, në përputhje me Planin Operacional “Koronavirus” të Shërbimit Korrektues të Kosovës. “Njëkohësisht dëshiroj t’i uroj shërim të shpejtë pjesëtarëve të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët rezultuan pozitivë në COVID-19,” tha Wigemark.
Dhurimi i sotëm i pajisjeve të teknologjisë informative është pjesë e mbështetjes afatgjate të Misionit për Shërbimin Korrektues të Kosovës që nga viti 2008. Ekspertët e EULEX-it aktualisht janë të inkuadruar në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe i mbështesin përpjekjet e tij për zhvillimin profesional të ekipit të menaxhimit të lartë. EULEX gjithashtu mbështetë Shërbimin Korrektues të Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve të tij për luftimin e ndërhyrjeve të padrejta dhe trajtimit preferencial të të burgosurve, për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të rehabilitimit të të burgosurve dhe për garantimin e qasjes së barabartë për të gjithë të burgosurit në beneficione dhe trajtime mjekësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert