Javën e ardhshëm mbahet festivali më i madh evropian, "Eurovision 2018".

Plot tre është numri i shqiptarëve që garojnë këtë vit në festival: Ermal Meta që përfaqëson Italinë, Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron.


Këta dy të fundit, duket se janë miqësuar shumë me njëri-tjetrin gjatë provave për natën e parë të festivalit.

Këtë e tregon edhe një fotografi e publikuar nga dyshja në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku, teksa bëjnë shqiponjën me duar.

eleni

Kjo fotografi ka marrë pëlqimin e fansave të të dy palëve.

Eugenti përfaqëson Shqipërinë me këngën "Mall", gjersa Eleni Foureria me "Fuego". Të dy ata do të garojnë bnë gjysmë-finalen e parë të "Eurovisionit".

Ndryshe nga ta, Ermali shkon direkt në finale, kjo pasi Italia është ndër shtete themeluese të "Eurovisionit", dhe si e tillë nuk garon në gjysmë-finale. /Telegrafi/