LAJMI I FUNDIT:

Etem Arifi dorëzohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Cakolli tregon nëse ai do ta humb mandatin si deputet

Etem Arifi dorëzohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Cakolli tregon nëse ai do ta humb mandatin si deputet
Eugen Cakolli, KDI

Analisti politik, Eugen Cakolli ka komentuar zhvillimet e fundit rreth deputetit Etem Arifi, i cili sot është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Cakolli ka pohuar se deputeti Arifi nuk do ta humb automatikisht mandatin, pavarësisht së ndodhet në vuajtje të dënimit, transmeton Telegrafi.


“Paradoksalisht, edhe pse deputeti Etem Arifi që nga sot ndodhet në vuajtje të dënimit, ai nuk do ta humb automatikisht mandatin.

Duke qenë se koha kur deputeti Arifi është dënuar me vendim të formës së prerë korrespondon me mandatin e legjislaturës së kaluar, e jo aktuales, nuk gjen aplikim paragrafi 6, pika 3, e nenit 70 të Kushtetutës. Në bazë të këtij neni, deputeti Arifi do ta humb mandatin vetëm nëse mungon gjashtë muaj në mbledhjet e e Kuvendit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Deputeti Etem Arifi dorëzohet në organet e drejtësisë
Lexo po ashtu Deputeti Etem Arifi dorëzohet në organet e drejtësisë

Më tej, Cakolli ka treguar se kur  do të fillojnë procedurat për përfundimin e mandatit të deputetit Arifi.

“Meqenëse ai për herë të fundit ka marrë pjesë në seancën e 3 qershorit, kur edhe ishte zgjedhur Qeveria ‘Hoti’, zyrtarisht procedurat për përfundimin e mandatit të tij do të fillojnë më 3 dhjetor. Pas këtij date, me kërkesë të Kryetares së Kuvendit, Komisioni përkatës parlamentar mund të rekomandojë pushimin e mandatit të deputetit, rekomandim ky i cili duhet të votohet në mbledhjen pasuese të Kuvendit nga 2/3 e deputetëve të pranishëm.

Sidoqoftë, mundësi tjetër mbetet që deputeti Arifi të ofrojë dorëheqje nga pozita e deputetit, që sipas nenit 70, pika 3, do të nënkuptonte mbarim të menjëhershëm të mandatit të tij, duke evituar skenarin paraprak që kërkon edhe disa muaj kohë për t’u përmbushur”, pohoi ai.

Cakolli thotë më tej se vetëm pas dorëheqjes apo një vendimi eventual për pushim të mandatit mund të fillohet me procedurat për zëvendësimin e deputetit Arifi.

“Sipas këtyre procedurave, të parapara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Kryetarja e Kuvendit duhet që fillimisht të njoftojë Presidentin për mbetjen e një mandati të zbrazët, duke i hapur rrugë këtij të fundit që të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë personin që do të mbushë mandatin e lire”, thekson ai.

Cakolli më tej pohon se “KQZ-ja, pastaj, obligohet që brenda pesë ditësh t’ia dërgojë emrin e kandidatit të ligjshëm Presidentit, i cili e dekreton atë, duke hapur rrugë për dhënien e betimit – që si akt përmbyll procesin e zëvendësimit”.

“Deputeti Arifi do të zëvendësohet nga Qazim Rahmani, i cili është kandidati më i votuar i gjinisë së njëjtë, në kuadër të listës zgjedhore të subjektit politik PAI”, është shprehur Cakolli.

Ndryshe, deputeti i Partisë së Ashkalinjve ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Arifi deri tash ndodhej në arrati.

Ndryshe, vota e deputetit Arifi ishte e 61-ta për formimin e Qeverisë Hoti, e që është minimumi i votave të deputetëve për formimin e një qeverie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori