LAJMI I FUNDIT:

Etapë e re për turizmin, Shqipëria promovohet edhe nga vendet e Amerikës së Jugut

Etapë e re për turizmin, Shqipëria promovohet edhe nga vendet e Amerikës së Jugut

Turizmi në Shqipëri po kalon në një etapë krejt të re ku tashmë prezantimi i bukurive të saj nuk po bëhet vetëm nga vendet e Evropës edhe ato të Amerikës së Jugut, ku janë të shumtë turistët që e kanë vizituar dhe prehen se do të kthehen sërish.

Pas fluksit turistik të 2023, tashëm Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet që rekomandohet edhe nga agjencitë e vendeve latine për qytetarët e tyre.

Kjo gjë u pa gjatë panairit ndërkombëtar “FITUR” në Madrid, ku Shqipëria turistike promovohej në pavionin e Amerikës së Jugut. Në listën e guidave turistike ishin vendet si Tirana, Berati, Kruja, Korça, Gjirokastra si dhe Alpet Shqiptare e plazhet e kristalta të jugut.


Disa nga qytetarët e vendeve latine u shprehën se e kanë pëlqyer shumë Shqipërinë dhe do të riktheheshin sërish.

“Shpresoj që Shqipëria të jetë udhëtimi i ardhshëm, pasi sa më shumë shoh nga ai vend, aq më shumë dua të shkoj dhe sidomos te malet e saj të mrekullueshme.”

“Dua të udhëtoj në Shqipër këtë verë për dy gjëra: njëra plazhet dhe tjetër zonat arkeologjike”.

“Ne u dashuruam nga udhëtimi në Shqipëri pasi kishte shumë vende të mrekullueshme me qytete si Berati. Na pëlqyen Alpet Shqiptare, ishin edhe pjesa ime e preferuar por edhe plazhet në jug. Ju rekomandojmë të vizitoni Shqipërinë.”

“Kam qenë në Shqipëri për 3 muaj si nomad dixhital dhe Shqipëria është bërë një nga vendet e mia të preferuara. Na pëlqeu natyra autentike dhe e egër e paprekur në veri por edhe ushqimi”, ishin disa nga deklaratat e qytetarëve në panairin “FITUR”.

Edhe kryeministri Edi Rama tha në podcastin e tij se prezantimi në stendat e Amerikës së Jugut shërben si kartëvizitë prestigjioze e prezantimit të Shqipërisë në botë dhe si motor zhvillimi ekonomik.

“Ne ishim në panairin e turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili”, tha Rama.

Viti 2023 shënoi fluksin më të lartë të turistëve të huaj në vendin tonë me 10.1 milionë vizitorë./RTSH/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori