LAJMI I FUNDIT:

Eta Morina, gruaja në sektorin e dominuar nga burrat

Eta Morina, gruaja në sektorin e dominuar nga burrat

Ish gazetarja Eta Morina, sot udhëheq kompaninë konsulente inxhinierike në sektorin e ujësjellës-kanalizimit, arkitekturës dhe planifikimit urban “Hidroing”, drejtimin e së cilës e mori që 25 vjeçe pas vdekjes tragjike të vëllait të saj.

Ajo në një intervistë për REL-in, tha se nëse i keni të qarta barrierat në fillim, rrugëtimi është i vështirë, por bukur i sigurt, “Edhe po dështove, nuk kërcet kiameti…”

“Unë jam Eta Morina, drejtoreshë menaxhuese në ‘Hidroing’, kompani konsulente inxhinierike në sektorin e ujësjellës-kanalizimit, arkitekturës dhe planifikimit urban.


Sektori i inxhinierisë nuk ishte fusha që Eta e kishe menduar se do të punonte ndonjëherë, e më së paku të udhëhiqte një kompani në këtë lëmi. Por, në vitin 2011 ajo mori drejtimin e kompanisë së vëllait të saj, i cili humbi jetën tragjikisht.

“ ‘Hidroing sado e vogël si kompani, e ka treguar që, përkundër faktit që lideri i saj shkoi, puna ekipore ka krijuar staf me përgjegjësi, kolegë me përgjegjësi të madhe edhe profesionale edhe morale. Sado që vullneti im ka qenë i jashtëzakonshëm, viti i parë ka qenë shumë sfidues.

E para punës të ulesha në karrigen e njëjtë të vëllait, tash shpirtërisht është një ngarkesë e madhe emocionale, është tepër e madhe”, ka thënë ajo.

Për disa vite Eta kishte punuar si gazetare dhe redaktore në mediume të ndryshme në Kosovë.

Por, mungesa e njohurive në fushën e inxhinierisë nuk e frikësoi atë që të udhëheqë një kompani të një sektori të dominuar nga burrat në Kosovë.

Me shumë pak njohuri për fushën e inxhinierisë, ajo nisi të mësojë nga stafi të cilin e udhëhiqte, por edhe të lexojë materiale të shumta të kësaj fushe.

Ishte vetëm 25 vjeçe kur filloi të udhëhiqte kompaninë dhe rrugëtimi thotë se nuk ishte i lehtë pasi u përballë edhe me paragjykime. /REL/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori