LAJMI I FUNDIT:

Estonia mbështet agjendën evropiane të Kosovës

Estonia mbështet agjendën evropiane të Kosovës

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka pritur sot në takim një delegacion me zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë të kryesuar nga Mart Laanemae, nënsekretar për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për agjendën evropiane të Kosovës e në mënyrë të veçantë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)  si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Zëvendësministri Ilazi, fillimisht falënderoi delegacionin estonez për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Estonisë i ka ofruar Republikës së Kosovës si dhe e vlerësoi bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.


Më tej i informoi për angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar se Kosova ndodhet në një fazë vendimtare sa i përket këtij procesi pasi ka përmbushur kriteret e përcaktuara.

Po ashtu zëvendësministri Ilazi, nënvizoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për zbatimin e MSA-së brenda afateve të përcaktuara.

Ndërkaq nënsekretari për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, Mart Laanemae, rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të tij ndaj agjendës evropiane të Kosovës përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori