LAJMI I FUNDIT:

Është vetëm 20 vjeçe dhe është e vetmja femër që drejton trenat e mallrave në Kroaci

Është vetëm 20 vjeçe dhe është e vetmja femër që drejton trenat e mallrave në Kroaci

Barbara nga qyteti kroat Novska është femra e vetme në Kroaci që vozit një tren transportues pavarësisht se është vetëm 20-vjeçare,

Ajo është vetëm 20-vjeçe dhe është makinistja që operon me trenin transportues në kompaninë ENNA Transport, që merret me transportimin hekurudhor të mallrave, transmeton Telegrafi.

Të gjitha provimet dhe testet e nevojshme i ka kryer me notat më të larta, dhe tashmë e ka dëshmuar veten në seksionet më kërkuese në Kroaci.


Për mediat kroate, Barbara zbuloi se akoma nuk e di si i ka ardhur dashuria e madhe për trenat.

“Ndoshta nga kureshtja. Më ka interesuar kush operon me trena, fillova t’i kushtojë rëndësi dhe një ditë më erdhi ideja dhe dëshira që edhe unë ta provojë këtë”, tha ajo për Index.hr.

Pranoi se në fillim ideja për vozitjen e trenave, nuk i ka pëlqyer fare anëtarëve të familjes së saj.

“Kur thash në shtëpi se do të regjistrohesha në shkollën e mesme hekurudhore-teknike, të gjithë ishin kundër. Konsideronin se nuk është për mua dhe se duhet të shkojë në gjimnaz, që sipas notave edhe kam mundur ta bëjë. Por isha këmbëngulëse dhe nuk fund nuk deshën të më kundërshtojnë – përkundrazi më kanë mbështetur të regjistrohem në atë çfarë dua unë”, shtoi ajo.

Barbara ka kaluar provimet e saj dhe mund të drejtojë dy lloje lokomotivash – Siemens Vectron dhe Bombardier Traxx AC2, të cilat janë ndër lokomotivat elektrike më moderne me shumë sisteme në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën

Vajza indiane ia pret penisin të dashurit sepse i refuzoi martesën

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Interesante
Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kalo në kategori