LAJMI I FUNDIT:

A është vagjina jote mjaftueshëm acidike dhe çfarë të bëni nëse nuk është?

A është vagjina jote mjaftueshëm acidike dhe çfarë të bëni nëse nuk është?

Me siguri kurrë nuk ke menduar në atë mënyrë, mirëpo vagjina jote është acidike. Kjo do të thotë që pH-ja vagjinale është më e ulët se 7, më saktësisht përbën rreth 4

Aciditeti është një ndër karakteristikat e rëndësishme të vagjinës, kyç për shëndetin e sistemit riprodhues, ndërsa në mirëmbajtjen e aciditetit të drejtë marrin pjesë faktorë të shumtë duke përfshirë edhe ushqimin, transmeton Telegrafi.


Laktobacilet rrisin aciditetin e vagjinës

Laktobacilet janë miq të vagjinës për shkak që me rritjen e tyre pamundësojnë shumimin e baktereve të dëmshme.

Laktobacilet prodhojnë aciditetin qumështor, i cili rrit aciditetin e vagjinës. Ambienti i aciditetit në të cilin niveli i pH-së është i ulët është i pavolitshëm për shumimin e baktereve të dëmshme. Mirëpo, në ndonjë moment në jetën e femrës vjen deri te shumimi tejmase i baktereve të dëmshme të cilat arrijnë të shtypin laktobacilet e dobishme.

Sa më i vogël të jetë numri i laktobacileve, prodhohet më pak thartirë qumështore, andaj pH-ja e vagjinës rritet.

Niveli i lartë i pH-së dhe mikroflora e ndryshuar vagjinale mund të jenë ndër faktorët e rrezikut për sëmundje nga sëmundjet e transmetueshme gjenitale, gjatë shtatzënisë mund të jetë shkaktar i abortit dhe i lindjes së parakohshme, mirëpo mund të shkaktojë edhe sëmundje inflamatore të komblikut.

75 për qind e femrave së paku një herë në jetë mund të ketë Kandida

Edhe pse kërpudhat natyrshëm jetojnë në sistemin tonë të tretjes dhe në sistemin riprodhues, ato po ashtu mund të bëhen patogjenë oportunistë dhe të sulmojnë ato sisteme.

Candida albicans sulmon përafërsisht 75 për qind të femrave së paku një herë gjatë moshës riprodhuese. Shkaktari është i ngjashëm si edhe te vagjinoza bakteriale, ndërkaq fjala është për çrregullimin e balancës së mikroflorës dhe rritjes së vlerave pH të vagjinës.

Ushqimi me indeks të lartë glikemik rrit rrezikun nga kandidiaza

Disa hulumtime kanë zbuluar se infeksionet vagjinale shfaqen më shpesh te personat të cilët kanë status të keq nutritiv, përkatësisht nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina A, C, E dhe D dhe beta-karotenë, por edhe i folate dhe kalcium.

Gjithashtu është vërejtur se si femrat, të cilat konsumojnë më shumë kalori se që u janë të nevojshme dhe të cilave ushqimi u është i pasur me yndyra kanë rrezik më të madh nga infeksionet bakteriale.

Edhe ushqimin me indeks të lartë glikemie mundemi ta vëmë në regjistrin e faktorëve të cilët rrisin rrezikun nga zhvillimi i vagjinozës bakteriale dhe kandidiazës.

Prandaj, drejtpërdrejt është e mundshme që me konsumimin e tepërt të sheqerit të sakarozit, miellit të bardhë dhe orizit rrisim rrezikun nga vagjinoza bakteriale dhe kandidiaza.

A ndihmojnë jogurtët probiotikë?

Dieta anti-kandidë ndalon konsumimin e alkoolit, sheqerit dhe tharmit dhe ushqimit të procesuar. Nëse shkenca nuk mbështet plotësisht probiotikët, tradita ka treguar se si bakteret e dobishme Lactobacillus acidophilus dhe bifidobacterium, ndihmojnë në mirëmbajtjen e drejtë të pH-së vagjinale, atëherë konsumoni produkte të fermentuara qumështore siç janë jogurti, acidofilet, kefiri etj.

Për shëndetin e vagjinës është e dëshirueshme të përfshihen erëzat siç janë shafrani, chili, kanella dhe rigoni, si edhe perimet si p.sh. qepa, hudhra për të cilat besohet që veprojnë kundër baktereve dhe kërpudhave.

Është e rëndësishme edhe të furnizohet organizmi me mjaft ujë, sepse trupi shumë më lehtë përballet me vështirësitë kur është i hidratuar mirë. /Telegrafi/