Britney Spears zyrtarisht është martuar me partnerin e saj prej pesë vitesh, Sam Asghari, 28-vjeçar, në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni - të enjten në mbrëmje.

Krijuesja e hiteve, 40-vjeçare kishte veshur një fustan nusërie nga Versace, krijuar nga ikona legjendare e modës, Donatella Versace, e cila gjithashtu ishte e pranishme në eventin e çiftit.


Ceremonia e së enjtes ishte e mbushur me yje, me persona të veçantë si Paris Hilton dhe aktorja Drew Barrymore.

58901185 10902719 They re hitched Britney Spears has tied the knot with her boyfri a 36 1654832271120 Britney Spears dhe Sam (Foto: TNS)

Velloja Versace e biondes duket se ishte me mëngë dhe një të çarë të thellë në këmbë, sipas E!News. Britney kishte zbuluar më parë se fustani i saj i nusërisë do të realizohej nga Donatella.

Sipas raportimeve, këngëtarja e “Womanizer” mbante bizhuteri nga Stephanie Gottliec dhe grimi iu besua Charlotr Tilbury.

Në bazë të People, Britney u fut në ceremoni me këngën hit të Elvis Presley, “Can’t Help Falling in Love” përpara 60 të ftuarve.

Nëna e dy fëmijëve kishte punësuar firmën luksoze të hotelierisë Contemporary Catering për të ofruar ushqim për të ftuarit.

58901187 10902719 Custom creation The 40 year old hitmaker walked down the aisle i a 13 1654832270396 Sam dhe Britney (Foto: Instagram)

Ylli 40-vjeçar, Paris Hilton, mbërriti në vendngjarje me një automjet luksoz të zi dhe u shfaq me një palë syze dielli të mëdha.

Ajo doli me kujdes nga automjeti me një palë taka të zeza me kopsa argjendi me shkëlqim në pjesën e përparme.

Parisit në mbrëmjen e mbushur me yje iu bashkua edhe nëna e saj, Kathy Hilton, 63 vjeçare.

58899509 10902719 Close pal Paris Hilton who was famously part of Britney s partyi a 15 1654832270438 Paris Hilton (Foto: Getty Images)

Pak para ceremonisë, ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander, u përpoq të ndalonte dasmën e Britney, ndërkohë që u ndalua nga sigurimi dhe menjëherë në vend të ngjarjes erdhi policia.

Kjo është martesa e tretë për Spears. Ajo u martua për herë të parë me partnerin Alexander në janar të vitit 2004 gjatë një ceremonie në Las Vegas, Nevada.

58900225 10902719 Gorgeous The skirt of her dress flowed to her ankles and ruched  a 18 1654832270570 Paris Hilton (Foto: MEGA)

Martesa e tyre u anulua 55 orë më vonë, për të cilën pretendoi se ishte detyruar nga nëna e Britney, Lynne dhe menaxhmenti i këngëtares.

Disa muaj më vonë, ylli u martua me Kevin Federline, martesa e të cilëve zgjati tri vjet. /Telegrafi/

58900227 10902719 Mother daughter duo Paris was joined at the star studded soiree  a 21 1654832270620 Kathy Hilton (Foto: Backgrid)

58898085 10902719 Plus one The 67 year old fashionista was accompanied by a male c a 25 1654832270770 Donatella Verscace (Foto: Backgrid)

58898431 10902719 Getting prepped Before any sign of the bride party planning staf a 67 1654838689193 Pamje nga martesa e Britney (Foto: Backgrid)

58898421 10902719 On the move A truck seen carrying the white horse as the carriag a 69 1654838689294 Pamje nga martesa e Britney (Foto: Backgrid)