Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave të kërkuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.
Më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt se BEKIM SHABAN VARI, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Karakteristikat e personit të zhdukur:
- Ngjyra e flokëve, e zezë
- Gjatësia , 1.85 cm
- Pesha, 90 kg
- Veshmbathje, pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër
- Nofka, Bekim Kashtanjeva- Llapa
"Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë kërkime të vazhdueshme, por ende nuk ka arritur ta gjejë. Për këtë arsye, kërkojmë ndihmën e qytetarëve: Kushdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital "Lajmëro Policinë" ose në numrat e telefonit: 192; 0290/326-250; 0290/322-406", njofton Policia e Kosovës.
Policia tutje thotë se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë./Telegrafi/
















































