LAJMI I FUNDIT:

Është koha e duhur: Si të vishni rroba me lule ditëve të freskëta verore

Është koha e duhur: Si të vishni rroba me lule ditëve të freskëta verore

Është koha e duhur për printime me lule në rroba

Ndërsa ditët janë ende të freskëta, veçanërisht mëngjeset dhe mbrëmjet, një ide e mirë është një fustan me lule mbi të cilin mund të vishni një xhaketë lëkure.


Profimedia

Propozimi është ai në ngjyrë të gjelbër apo ndonjë tjetër që e ka në fustan.

Kominoshet janë një veshje ideale për sezonin, sidomos ato me mëngë më të gjata.

profimedia

Modeli i veshur nga prezantuesja e njohur Rachel Riley ka një bazë blu deti dhe detaje në ngjyrë rozë, të kuqe dhe blu. Një xhaketë sportive rozë mund të jetë gjithashtu e dobishme.

Derisa të shkrihet plotësisht, një gjë e mrekullueshme për sezonin e freskët veror është një xhaketë e gjerë me ngjyra të ndezura me motiv punimesh të bardha apo luledielli, transmeton Telegrafi.

profimedia

Mirë do të kombinohet me veshje të reduktuara, për shembull, të zeza, siç ka veshur modelja Karlie Kloss.

Baza e errët, modeli me lule dhe supet e zhveshura – një fustan i tillë do të jetë zgjidhja e duhur për një koktej.

profimedia

Ju gjithashtu mund t’i vendosni flokët në një topuz të ulët dhe të vishni taka ngjyrë lëkure ose rozë si aktorja Kate Beckinsale.

Personalitetit televiziv Ashley Roberts i pëlqen një fustan interesant midi me mëngë të gjata në pranverë.

profimedia

Është dizajnuar në nuancat blu dhe të verdha, të cilat shkojnë shumë me taka blu.

Për ata që pëlqejnë pantallonat, ka një kombinim të një modeli ngjyrë vjollce me bel të lartë dhe një bluze ngjyrë rozë me lule me mëngë të gjata.

profimedia

Një detaj i veçantë mund të jetë një çantë lëkure e kuqe.

Për

profimedia

një edicion më rastësor, këngëtarja Selena Gomez zgjedh xhinset e errëta, një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe një xhaketë shumëngjyrëshe me tonalitete kryesisht të kuqe dhe jeshile.

Një ide e mirë për këto ditë është një fustan maxi me mëngë të gjata.

profimedia

Modeli i ngjyrës së kajsisë me detaje lulesh të kuqe do të shkojë mirë me një çantë ngjyrë burgundy dhe çizme kauboj në kafe.

Për ata që pëlqejnë një dukje pak më ekstravagante, është edicioni i këngëtares Rita Ora.

profimedia

Ajo vendosi për një kostum që është i gjithi në lule, në nuancat e kuqe, jeshile dhe të bardhë. Rita ka përshtatur gjithçka me sandale rozë.

Dhe fustani i modeles Irina Shayk bie në sy si veshje e guximshme me lule.

Profimedia

Nëse dëshironi të jeni ylli i një eventi, ka një model me bazë transparente dhe dekorime me lule që fshehin pjesët e rrezikshme. /Telegrafi/