LAJMI I FUNDIT:

Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Pamjet që tregojnë Virgil van Dijk dhe Joshua Zirkzee përpara ndeshjes së Holandës kundër Bosnje-Hercegovinës kanë bërë që fansat të flasin.

Të shtunën mbrëma, Holanda u përballë me Bosnjën në Philips Stadion në Eindhoven për ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Ronald Koeman doli fituese 5-2 falë golave ​​të Zirkzee, Tijani Reijnders, Cody Gakpo, Wout Weghorst dhe Xavi Simons. Golashënuesit për mysafirët ishin Ermedin Demiroviç dhe Edin Dzeko.


Disa ditë pas ndeshjes, u shfaqën pamjet nga brenda tunelit përpara fillimit dhe tifozët nxituan të tregonin se çfarë ndodhi mes Van Dijk dhe Zirkzee.

Ndërsa lojtari i Liverpoolit po futej në rresht, ai përshëndeti shokët e skuadrës si Denzel Dumfries, Bart Verbruggen dhe Nathan Ake.

Më pas u pa nga fansat se Van Dijk dukej se po kalonte pranë Zirkzee përpara se të kishte një shtrëngim duarsh me Jerdy Schouten.

Pamjet gjithashtu nuk treguan asnjë kontakt midis Van Dijk dhe Xavi Simons.

Sidoqoftë, mund të ndodhë që Van Dijk të kishte kontakt me Zirkzee dhe Simons përpara se të dilte nga dhoma e zhveshjes.

Duke reaguar në rrjetet sociale, një fans tha: “Van Dijk nuk dëshiron ta shoh Zirkzeen”.

Një tjetër shkroi në Twitter: “Virgil van Dijk dhe Joshua Zirkzee nuk janë miqtë më të mirë mendoj…”.

Një tifoz i tretë shtoi: “Zirkzee është i lënduar për jetë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori