LAJMI I FUNDIT:

Është e pamundur të mos vihet re Priyanka Chopra në këtë krijim joshës

Është e pamundur të mos vihet re Priyanka Chopra në këtë krijim joshës
(Foto: BackGrid)

Priyanka Chopra, aktore bukuroshe indiane, e cila po radhit suksese në Hollywood, arriti në Kanë me një stil të lartë ku më 27 maj mbahet Festivali ndërkombëtar i filmit

Aktorja entuziaste, e cila fitoi titullin Miss Bota në vitin 2000, në moshën 18-vjeçare, dukej sikur sapo kishte arritur nga pista e modës me një krijim sensacional të kuq që zbulonte belin e saj të hollë.

Priyanka Chopra me një fustan elegant të kuq mori gjithë simpatinë e publikut
Lexo po ashtu Priyanka Chopra me një fustan elegant të kuq mori gjithë simpatinë e publikut
(Foto: BackGrid)

Ylli i serialit “Citadel” ka rënë në sy në një kombinim miklues.

Dyzetvjeçarja e bukur indiane tregoi figurën e saj të përsosur me top të shkurtër me shpatulla të zbuluara dhe një fund të gjatë të zbukuruar me lule dhe me gurë të çmuar.

Priyanka Chopra pranon se operacioni plastik i hundës i shkaktoi depresion të thellë
Lexo po ashtu Priyanka Chopra pranon se operacioni plastik i hundës i shkaktoi depresion të thellë

Ky stil magjepsës i frymëzuar nga trashëgimia indiane e Priyankas është nënshkruar nga stilistja e re Sohee Park nga Koreja e Jugut, e cila lansoi me sukses të madh markën e saj Miss Sohee në Londër.

Kreacionet e saj janë veshur nga Miley Cyrus, Cardi B, Bella Hadid, Ariana Grande, Gemma Chan, Naomi Campbell… /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)

(Foto: BackGrid)

(Foto: BackGrid)