LAJMI I FUNDIT:

“Është e mirë vetëm për seks!”: Publikohen pamjet kur stafi i spitalit në Kanada shpërthen në fyerje, para se pacientja të vdiste

“Është e mirë vetëm për seks!”: Publikohen pamjet kur stafi i spitalit në Kanada shpërthen në fyerje, para se pacientja të vdiste

Një nga punëtorët është pushuar nga puna në një spital kanadez pasi u shfaq një video që tregon një grua autoktone që vdes duke bërtitur në ankth dhe duke u fyer nga stafi.

Kryeministri i Quebec, Francois Legault, tha se deklarimet e stafit ishin “të papranueshme” dhe “raciste”.

Ai tha se vdekja e Joyce Echaquan do të hetohet tërësisht.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky është i fundit në një seri incidentesh që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me racizmin sistematik me të cilin përballen qytetarët autoktonë të Kanadasë.

Në vitin 2015 një raport zbuloi se racizmi ndaj njerëzve autoktonë në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kanadasë kontribuoi në rezultatet e tyre të përgjithshme më të dobëta të shëndetit, krahasuar me kanadezët jo-indigjenë.

Çfarë ndodhi?

Zonja Echaquan, një grua 37-vjeçare, kishte shkuar në spitalin Joliette rreth 70 km (45 milje) nga Montreali duke vuajtur nga dhimbjet e stomakut.

Nëna e shtatë fëmijëve filmoi veten në shtratin e saj të spitalit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë urgjente.

Ndërkohë një anëtar i stafit mund të dëgjohet duke i thënë asaj, në frëngjisht: “Ju jeni budalla si dreqi”.

“Ajo është e mirë në marrëdhënie seksuale, më shumë se çdo gjë tjetër”, ka thënë një tjetër.

Një tjetër thotë se zonja Echaquan kishte bërë zgjedhje të këqija në jetë dhe pyet se çfarë do të mendonin fëmijët e saj për sjelljen e saj.

Zonja Echaquan vdiq shpejt pas kësaj dhe familjarët e saj i thanë Radio-Kanadasë se ajo kishte një histori të problemeve në zemër dhe ishte e shqetësuar se po i jepej shumë morfinë.

Pamjet kanë nxitur zemërim nga fisi Atikamekw, si dhe një vend i cili ka një histori të gjatë abuzimesh kundër popullit të tij indigjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori