Çrregullimi i madh depresiv është një sëmundje e zakonshme mendore, që prek 19 milionë adoleshentë dhe të rritur. Kjo sëmundje shkakton ndjenjën e trishtimit, zbrazëtisë dhe humbjen e interesit për gjërat që keni shijuar dikur
Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të depresionit dhe për shumicën e tyre, gjenetika mund të ketë një ndikim të madh. Por faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës përcaktojnë gjithashtu rrezikun tuaj. Ja çfarë duhet të dini!
Nuk ka asnjë gjen specifik që dihet se shkakton depresionin. Më shumë gjasa, ekzistojnë disa, ose më shumë, gjene që nëse trashëgoni disa prej tyre nga prindërit tuaj biologjikë, ato do të rrisin rrezikun tuaj.
Nëse keni një prind ose një vëlla ose motër me depresion, rreziku juaj për të zhvilluar depresion është 20% deri 30% më i madh se një person tjetër normal, i cili ka një rrezik prej 10%.
“Ne e dimë që ekzistojnë faktorë gjenetikë, që duket se janë të trashëgueshëm, por gjithashtu e dimë se ka shumë faktorë të tjerë të përfshirë”, thotë Renee Witlen, psikiatre në Portland.
Studimet e ndryshme ndër vite kanë qenë një metodë e dobishme për studiuesit për të hetuar sesa rol luan trashëgimia në zhvillimin e depresionit. Trashëgimia i referohet asaj sesa gjenet tuaja llogaritin për tipare të ndryshme.
Studimet binjake shpesh përdoren sepse binjakët identikë kanë të njëjtat gjene, duke eleminuar gjenet si një ndryshore. Një studim binjak i vitit 2009 në Regjistrin e Binjakëve të Universitetit të Uashingtonit vlerësoi trashëgiminë e depresionit në 58% midis 1.064 çifteve binjake.
Një studim tjetër i binjakëve në Suedi i vitit 2006 publikuar në American Journal of Psychiatry zbuloi se trashëgimia e depresionit të madh ishte 42% tek gratë dhe 29% tek burrat, duke treguar që disa faktorë gjenetikë të rrezikut mund të jenë specifikë për seksin.
Faktorët e rrezikut për depresion
Witlen thotë se shkaku i depresionit është multifaktorial, kështu që ndërsa gjenet tuaja mund të rrisin rrezikun tuaj për të zhvilluar depresion, ato nuk janë gjithë arsyet e mundshme, shkruan Class.
Faktorët mjedisorë dhe mënyra e jetesës kontribuojnë në depresion, stili i jetesës, ushqimi, etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi