Piktori i njohur anglez, Edward Lear (1812-1888), e kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1848. Ai u mahnit nga shqiptarët dhe vendi i tyre dhe kjo gjë sot dëshmohet edhe në pikturat e tij monumentale. Lear, sa ishte në Shqipëri, e angazhoi suliotin Gjorgj Kokali si truproje e që më vonë u bë miku i tij i ngushtë. Që të dy u varrosen në San Remo të Italisë, pranë njëri-tjetrit. Në gurin e varrit të piktorit qëndrojnë vargjet poetike që përshkruajnë malin e Tomorrit.
Edward Lear është i njohur edhe si poet i famshëm. Madje, së bashku me Lewis Carroll-in, është i njohur si themelues i poezisë së pakuptimësisë angleze (English nonsense poetry). Së paku kështu është konsideruar deri në vitin 1997, kur Noel Malcolm shkroi librin ‘The origins of the English nonsense’ (Origjina e pakuptimësisë angleze). Poezia e pakuptimësisë apo nonsensit është formë e vargjeve të pakuptimta që përmban elemente të fuqishme të prosodisë, siç është ritmi dhe rima. Është poezi e çuditshme dhe humoristike me elemente që nuk formojnë kuptim gjithmonë.
Në librin e tij, Malcolm sjell fakte të reja të cilat vërtetojnë se ky lloj poezie është së paku 250 vite më i vjetër seç është menduar. Natyrisht, Noel Malcolm bënë me dije se kjo poezi fillon me poetët John Hoskyns dhe John Tayler që nga mesi i shekullit XVI. Për ta forcuar argumentin e tij, Malcolm prezanton një antologji ku shtrohet për diskutim origjina dhe zhvillimi i këtij zhanri duke e kombinuar me historinë mesjetare dhe renesancës kur fillon kjo poezi. Pra, në mënyrë erudite, Malcolm argumenton zbulimin e tij të rëndësishëm për historinë e letërsisë angleze.
Me këtë vepër, Malcolm vërteton se poezia e pakuptimësisë, e cila më herët nuk është lëvruar mirë, duhet më shumë të konsiderohet si nëngrup i parodisë dhe burleskës se sa e zhanrit të saj të traditës së pavarur. Për këtë qëllim ai ofron aspekte mbresëlënëse të përmbledhjeve të kësaj poezie që ka patur rëndësi në epokën poezisë dramaturgjike elizabetiane. Si shtesë, Malcolm bënë me dije për sensin komik të këtyre poetëve, që nga koha e Shakespeare-it e deri te ajo e Thomas Nasheit, dhe ku vërehet edhe një elokuencë e shkrimit që haset më vonë edhe te Joyce.
Një pyetje të cilën e parashtron edhe vet autori në parathënie është pse duhet të merakosemi për një lloj poezie qesharake? Përgjigjen qe e jep vet autori është se një arsye thotë se kjo poezi e nonsensit, si zhanër komik, është pjesë përbërëse e kulturës e cila në shumë mënyra është e lidhur me tërë letërsinë. Natyrisht, rëndësia e kësaj poezie është më e gjerë dhe më domethënëse, e cila shtrihet për diskutim në katër kapituj të këtij libri, i cili përmban edhe 40 poezi të kësaj natyre, e që janë të autorëve dhe kohëve të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel