Escobar: Kërkojmë nga opozita të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

Ne jemi të përkushtuar t’i shfrytëzojmë të gjitha veglat tona, përfshirë edhe sanksionet, për luftë kundër korrupsionit, kudo që ta zbulojmë, kështu ka deklaruar zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për gjendjen me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se sekretari Blinken dhe kryeministri Kovaçevski, kanë biseduar gjatë në takimin e tyre, për mënyrën se si mund të punojnë së bashku për uljen e korrupsionit në rajon.
“Kemi interes të fuqishëm që të kujdesemi që Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit të bëjnë pjesën e tyre për uljen e korrupsionit dhe zbatimin e sundimit të së drejtës. Gjithçka që mund të them është se, kemi partneritet të mirë me Maqedoninë e Veriut. Ata bëjnë reforma për korrupsionin dhe ne duhet të vazhdojmë të thellojmë atë bashkëpunim” – tha Gabriel Escobar.
Duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat kundërshtohen nga opozita maqedonase, Escobar tha se bisedojnë me opozitën në lidhje me këtë temë, por nuk ka dashur të komentojë përmbajtjen e bisedimeve diplomatike. Ai tha se, dëshiron të dëgjojë nga opozita përkushtim në rrugën e integrimeve euroatlantike, ndërsa kjo sipas tij, përfshin shqyrtimin e mënyrave për çuar Maqedoninë në Konferencën e ardhshme ndërqeveritare.
“Shqetësimi ynë më i madh është se do të humbasim kohë. Dhe e dini, ne nuk kërkojmë nga opozita që të mbështesë kryeministrin. Kërkojmë nga opozita të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është marrëveshja më e mirë që e kemi arritur. Ajo është e arsyeshme, mendoj deri tani dhe duhet të vazhdojmë përpara sa më shpejtë të jetë e mundur. Për këtë, shpresoj se të gjitha palët e spektrit politik t’i mbështesin ndryshimet e nevojshme që të mund të vazhdojmë përpara në përparimin e kandidaturës së Maqedonisë së Veriut” – deklaroi Escobar.
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski ditë më parë realizoi vizitë pune në ShBA, në kuadër të së cilës, zhvilloi edhe një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Pas takimit, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, Kovaçevski tha se pret përfshirje edhe më të fuqishme të SHBA-së hapat e ardhshëm të vendit për procesin eurointegrues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Imami Labinot Maliqi organizon iftar për policët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët