Ernest Muçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Legian e Varshavës në ndeshjen ndaj Piast Gliëice që u mbyll baras 1-1.

Talenti shqiptar, tundi rrjetën në minutën e 69-të duke vendosur baraspeshën në ndeshje.


Me një gjuajtje nga jashtë zonës, i ndihmuar edhe nga devijimi, Muçi arriti të realizonte, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Legias.

Ky ishte goli i tretë për Ernest Muçin në gjashtë duelet e aktivizuara në kampionat.

Ai ishte më i mirë i ndeshjes sipas SofaScore me notën 7.7 pasi ishte në fushë për 87 minuta.

377351980 665613935544285 2490661147131277190 n

Muçi kishte tri driblime të kompletuara nga aq sa tentoi, ndërsa ishte fantastik edhe në pasime ku nga 17 i kompletoi 16 sosh. /Telegrafi/

telegrafi sport app