Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi ka shënuar golin e parë në kampionatin polak.

Anësori hyri si inkuadrues në përballjen ndaj Widzew Lodz, ku luajtën tre shqiptarë si Dion Gallapeni, Julian Shehu e Andi Zeqiri, por e gjeti rrugën drejtë rrjetës në minutën e 85-të.


Pasi pranoi një top nga Vinagre, me një goditje të saktë – Krasniqi e mposhti portierin vendas për të barazuar rezultatin - VIDEO.

“SofaScore” e vlerësoi lartë Krasniqin, duke e shpallur edhe lojtarin e ndeshjes, si dhe i dha notë 8.3.

Përpos golit, Krasniqi dhuroi edhe 15 pasime të sakta nga 22 që i tentoi, si dhe kishte pesë driblime të suksesshme.



Krasniqi ende s’e ka gjetur formën më të mirë në Poloni, por ky gol padyshim do t’ia lehtësojë punën për xhirot e ardhshme që së paku ta rifitojë vendin në formacionin bazë./Telegrafi/


telegrafi sport app