UEFA ka zgjedhur lojtarin më të mirë të vitit 2023. Kevin de Bruyne, Erling Haaland dhe Lionel Messi kanë qenë tre lojtarët në garë për ta fituar këtë çmim.

E në fund më shumë vota pati Erling Haaland i cili pati një vit të jashtëzakonshëm.


Norvegjezi fitoi gjithçka me fanellën e Manchester City, Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe Kupën FA.

Për sulmuesin norvegjez kjo është hera e parë që e fiton një çmim të tillë.

Ndërkohë futbollistja më e mira e vitit nga UEFA është shpallur spanjollja Aitana Bonmati që luan me Barcelonën. /Telegrafi/

telegrafi sport app