Eriksen thuhet se i telefonoi dhe u kërkoi bashkëlojtarëve të tij që ta rifillonin ndeshjen e pezulluar ndaj Finlandës

Kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen thuhet se i thirri shokët e tij të ekipit nga spitali dhe u kërkoi atyre të vazhdonin ndeshjen e ndërprerë kundër Finlandës sonte.
Ndeshja midis Danimarkës dhe Finlandës u pezullua pasi Eriksen ra pa ndjenja në fushë dhe imazhet televizive treguan se mesfushorit të Interit iu dha reanimacion kardiopolmonar në fushë.
UEFA pastaj konfirmoi se ai u transferua në spital dhe u stabilizua, ndërsa më vonë u mor vendimi që ndeshja të vazhdojë aty ku mbeti.
Megjithatë, tani raporton se Eriksen foli me shokët e tij të ekipit në dhomën e zhveshjes në Parken Stadium.
SportStudio raporton se ai telefoni me ‘facetime’ shokët të tij të skuadrës dhe u kërkoi atyre që të përfundonin ndeshjen kundër Finlandës të vlefshme për Grupin B.
Skuadrat ishin duke barazuar 0-0, atëherë ndodhi incidenti dramatik, ndërsa ndeshja rifilloi nga ora 20:30 pikërisht në minutën e 43-të, aty ku mbeti. /Telegrafi/Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 > --



















































