Christian Eriksen nuk është duke kaluar momente të mira te Interi, pasi hapësirat për të janë të pakta.

Mesfushori danez ende nuk i ka mbushur një vit te Interi, por që ai nuk po luan si titullar tek klubi zikaltër.


E ardhmja tij duket shumë larg Neroazzurëve pasi danezi nuk është aspak i lumtur me tretmanin tek klubi italian.

eriksen 2

28-vjeçari është pyetur nga gazetarët se pse nuk po luan te Interi, teksa iu përgjigj atyre se duhet ta thërrasin Antonio Conten për ta pyetur.

“Pse nuk po luan te Interi? Thirrni Conten dhe pyetni atë. Ju duhet ta telefononi trajnerin dhe ta pyetni pasi është vendimi i tij”, deklaroi Eriksen.

Reprezentuesi danez pritet të largohet në janar nga Interi, pasi ai dëshiron të luaj më shumë.

GETTY FC Internazionale v ACF Fiorentina Serie A SPO GYI1277299153jpg JS611317714 e1602346641268 scaled

Deri më tani këtë edicion, Eriksen ka luajtur në gjashtë ndeshje për Interin, ku në tri nga to ka qenë titullar dhe në tri tjera është inkuadruar nga banka rezervë.

Paris Saint Germain, Barcelona, Borussia Dortmund janë disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij në janar.

Inter besohet se do ta lejoj largimin e danezit për një shumë prej 35 milionë eurove. /Telegrafi/

telegrafi sport app