Ernest Muçi nuk po ndalet - dy gola, një asistim, prej tyre njëri super gol

Ernest Muçi vazhdon formën e jashtëzakonshme në Turqi, duke qenë protagonisti absolut i Trabzonsporit ndaj Istanbulspor, në ndeshjen e Kupës së Turqisë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola dhe dhuroi një asist, duke udhëhequr një përmbysje spektakolare në transfertë.
Në përballjen e raundit të dytë, të zhvilluar në stadiumin e Istanbulspor, vendasit kaluan të parët në avantazh, por ishte Muçi ai që riktheu Trabzonsporin në lojë.
💥 GOLÜN ADI: MUCI!
🔴🔵 Trabzonspor, Ernest Muçi'nin attığı golle İstanbulspor karşısında skoru 1-1'e getirdi. #ZTK pic.twitter.com/KmlEomqKZK
— A Spor (@aspor) January 14, 2026
Në minutën e 41-të, shqiptari realizoi një gol të mrekullueshëm me një diagonale të saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke ndezur ndeshjen.
Goli i tij shkaktoi entuziazëm të madh edhe në tribuna, ku tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”, një tregues i qartë se sulmuesi shqiptar është kthyer shumë shpejt në një prej figurave më të dashura të skuadrës, pavarësisht se ka vetëm pak muaj që mban veshur këtë fanellë.
⭐️ BU AKŞAM BÜYÜK OYNADI!
🔴🔵 Ernest Muçi'nin 66 dakikalık futbol resitali. 👇
⚽️ 2 gol
🎯 1 asist#ZTK pic.twitter.com/MNUtKlmT61
— A Spor (@aspor) January 14, 2026
Në pjesën e dytë, Muçi vazhdoi spektaklin. Në minutën e 57-të ai asistoi për golin e përmbysjes, duke treguar jo vetëm instinkt shënues, por edhe vizion loje.
Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 60-të, ai vulosi paraqitjen e tij brilante me një tjetër supergol, duke i dhënë sigurinë fitores së Trabzonsporit.
🚀 MUCI'DEN GÜDÜMLÜ FÜZE!
🔴🔵 Trabzonspor, Ernest Muçi'nin müthiş golüyle İstanbulspor karşısında durumu 3-1'e getirdi. #ZTK pic.twitter.com/8Z6Em3TZYf
— A Spor (@aspor) January 14, 2026
Me këta dy realizime, Ernest Muçi ka shkuar në kuotën e 9 golave me fanellën e Trabzonsporit në të gjitha garat. /Telegrafi/





















































